Festat e fundvitit, mijëra emigrantë kthehen në atdhe
Afrimi i festave ka kthyer në atdhe mijëra emigrantë. Pikat e kalimit kufitar dhe portet janë populluar sot nga emigrantët që kthehen për të festuar në vendlindje, ndërkohë që radhët, ndonëse jo aq problematike sa një ditë më parë, edhe sot nuk kanë munguar.
DurrësFluksi i emigrantëve ka shtuar sot numrin e trageteve në Portin e Durrësit. Nga 8 tragetet që përpunuan ditën e shtune me rreth 7000 pasagjerë, e 2000 mjete që vijnë drejt Shqipërisë për festat e fundvitit nëpërmjet portit të Durresit, ky numër sot u rrit ndjeshëm. Vetëm në orët e para të paradites në sheshin e trageteve kishin hyrë për ne portin e Barit, 2 tragete, ndërkohë që për hetë të parë pas kaq kohesh në mesditë ndodheshin 5 tragete dhe një katamaran, të ankoruar që po përpunonin shkarkimin e pasagjerëvë të shumtë që kishin ardhur. Dita e sotme shënoi dhe pikun më të madh të të ardhurve, pasi pas 5 trageteve, në orët e pasdites erdhën edhe 7 të tjerë duke e shpënë numrin e trageteve në 13. Ndërkohë që numri i pasagjerëve arriti në rreth 9800 pasagjerë me 3280 mjete motorike. Pritet që ditet e ardhme deri në prag të KrishtlindjeveeVitit të Ri të jetë në rritje progresive.
KakavijaMë shumë se 7500 emigrantë brenda 24 orëve janë numëruar në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës. Për fat nuk ka pasur probleme me radhët e gjata, pasi në doganë është punuar me kapacitet të plotë të sporteleve. Sipas burimeve nga dogana mësohet se kanë hyrë 2300 automjete, ndërkohë që numri i sporteleve është dyfishuar; 6 në hyrje, e dy në dalje nga pala shqiptare. “Jemi në gatishëmri për të hapur edhe deri në 12 sportele në hyrje, në varësi të fluksit të lëvizjeve”- thonë burimet policore.
KapshticaNë pikën e kalimit kufitar të Kapshticës dita e sotme ka qenë më e qetë, pas radhëve të gjata të shënuara të shtunën. Gjatë 24 orëve të fundit në këtë pikë kalimi kanë hyrë në tokën shqiptare mbi 6600 emigrantë dhe mbi 1400 automjete. Nga pala greke gjatë pasdites është rritur intensiteti i punës, që ka ka bërë normalizimin e situatës. Nga pala greke po punohet me 2 sportele, ndërsa nga pala shqiptare me 6 sportele. Radhët e ditës së djeshme dhe pritjet e gjata deri 6 orë, kanë krijuar edhe shqetësime ndaj emigrantëve, kjo edhe për shkak të motit me temperatura të ulta. Sot, homologët midis dy anëve të kufirit janë takuar ku kanë biseduar për situatën dhe për shmangien e rradhëve të gjata, të cilat nga pala greke justifikohen me fluksin e madh të emigrantëve dhe me kapacitetet e pamjaftueshme për të pritur këtë fluks në pak orë. Vetëm gjatë kësaj jave në pikën e kalimit kufitar Kapshticë kanë hyrë mbi 16 mijë emigrantë.