Zbatimi i planit 6 pikësh, Kuçi reagon pas letrës së Tadiç
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka deklaruar se kërkesa për fillimin e zbatimit të Planit Gjashtëpikësh është përpjekje për të ringritur tensionet brenda Kosovës dhe në raportet e saj me Serbinë.
Kuçi gjatë një prononcimi për BBC-në, tha se çështja e Gjashtëpikëshit për Kosovën është e përfunduar dhe ajo do të zbatojë vetëm aktet e veta juridike dhe ligjet e saj në tërë territorin e Kosovës.
Deklaratat e zëvendëskryeministrit pasuan një letër të presidentit serb Boris Tadiç, dërguar Sekretarit të Përgjithshëm, Ban Ki Moon, me të cilën kërkohet përcaktimi i një axhende për fillimin e zbatimit të Planit Gjashtëpikësh, që u miratua në Këshillin e Sigurimit së bashku me një përgjigje katërpikëshe të Prishtinës zyrtare.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, tha se shtrirja e Misionit Evropian për Drejtësi dhe Polici, EULEX, në gjithë territorin e Kosovës, është një simbolikë me perceptim pozitiv për qytetarët e Kosovës.
Por, zoti Kuçi ka bërë me dije se çdo shmangie nga qëndrimi apo tendenca për të shtrirë autoritetin në tërë territorin e Kosovës, shënon shmangie nga misioni i EULEX-it dhe kjo do të rishqyrtohet seriozisht.
Ndërkohë, autoritetet ndërkombëtare kanë bërë me dije se misioni i EULEX-it duhet të zbatojë raportin e Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki Moon, dhe kanë paralajmëruar mundësinë e bisedimeve të nivelit teknik mes Prishtinës e Beogradit rreth tij. (BBC