E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komedia "XXL TV", kete fundjave ne skenen e Shkodres

Komedia e zeze "XXL TV", shkruar nga Stefan Capaliku dhe vene ne skene me regji te tij dhe Naun Shundit, do te shfaqet ne fundjave edhe ne skenen e teatrit "Migjeni" ne Shkoder. Shfaqja vjen ne kete teater ne vijim te turit qe ka nisur ne rrethe teatri Kombetar i Komedise me shfaqjet e tij. Vepra do te jete nen interpretimin e aktoreve Bujar Asqeriu, Mehdi Malkaj, Olta Daku dhe brezit te rij Marsela Lena, Flaureta Kodra, Lulzim Zeqja dhe Roland Saro. Ne kete shfaqje teatrore preket aktualiteti i medias ne vend, ku personazhet nepermjet portreteve te tyre pasqyrojne hallet dhe brengat e punonjesve te medias. Vepra merret me menyrat e manipulimit te se vertetes, me karakterin ordiner te imazhit dhe mesazhit televiziv. Ne qender te estetikes se saj eshte vendosja perballe e teatrit si demaskues i televizionit. Ne kete komedi te shtate aktoret luajne 11 personazhe ne skenen teatrore, duke nisur nje komedi, e cila mbaron si tragjedi. Ne kete veper te mirefillte shqiptare, zbulohen jo pa qellim shume truke brenda nje stacioni privat dhe jo pa qellim del ne pah dhe perpelitja per mbijetese e nje kanali televiziv.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›