E Diel, 1 Nëntor 2026

"Stjuardesat", farsa argetuese ne Teatrin e Komedise

Izaura Ndoj

Komedia franceze qe beri te njohur Marc Camolettin ne te gjithe boten, me ne fund finalizohet edhe skenen e teatrit "Aleksander Mosiu", ku u dha premiera dhe pati disa shfaqje ne fundjave per t'u ndalur edhe ne Tirane per dy dite me radhe. E mbeshtetur ne rregullat klasike te farses, ajo i ka te gjithe elementet qe e bejne nje shfaqje argetuese. E vene dhe me pare ne skene nga nje tjeter trupe teatrore, regjisorja Dervishi ka sjelle shfaqjen nen nje koncept te ndryshem regjisorial, ku levizjet, kercimet dhe mizanskenat marrin rendesi te vecante. "Kur kjo shfaqje eshte vene ne skene para 12 vjetesh nga regjisori i mirenjohur Gezim Kame me ka lene shijen pozitive dhe me ka ngacmuar. Per mua, kjo komedi ngelej ende ngacmuese dhe patjeter duhej te identifikohesha me te. Personazhet simpatike dhe subjekti interesant ndikuan ne perzgjedhjen time", - pohon regjisorja Dervishi. Boeing Boeing eshte nje farse qe ve ne loje lidhjet poligame, edhe pse nuk ndeshkon rrepte personazhet "e prapet", por ama kufizohet me nje shuplake duarve. Kesaj pjese me nje rremuje matematikisht te mire kontrolluar dhe planifikuar, nuk i mungon energjia e aktoreve, te cilet nepermjet nje loje teper konkrete, situatave te mire perjetuara, vallezimeve ne pikat kulmore, apo te kenduarit live, sjellin nje farse me te gjithe komponentet duke na pohuar dhe nje here se farsa eshte kuintesenca e teatrit. Bernardi - Xhejni Fama - nje arkitekt i embel, i cili eshte fejuar ne nje njejten kohe me tre stjuardesa: amerikanen Xhejn qe shqetesohet per mireqenien e trupit edhe pse kuzhina e saj eshte plot kalori, - Eralda Caushi: duke vazhduar me francezken teper elegante, shik, seksi Zhaklina (qe ha vetem sallate e fruta deti) - Adriana Tolka; per t'u mbyllur me shpirtin luftarak, te paster e patriot te zonjushes gjermane, Judita - Andia Xhunga. Ai kalon nje jete te perkryer poligame duke mos e njohur monotonine deri ne momentin kur nje avion i ri dhe me i shpejte Boing, prezantohet, duke ndryshuar keshtu te gjithe oraret e fluturimeve. Ketu nisin komplikimet dhe plani gjenial i Bernardit duket se nuk funksionon me. Eshte miku i tij i vjeter Robert - Besmir Bitraku, si dhe sherbyesja e palodhur qe nuk ka te paguar, Berta - Sanie Hoti, te cilet i vijne ne ndihme Bernardit duke u perpjekur te mbaje te qeta nje ose me shume nga te fejuarat kur ato vijne perpara skedes se percaktuar. Pa ndihmen e Robertie e te Bertes, hamshori yne do te "vdiste". Per fat te mire situata zgjidhet me Robertin qe lidhet me te forten Judit, Bernardi perfundon me Zhaklinen, amerikania e pavarur, Xhejn, largohet per t'u martuar me nje burre te pasur, ndersa Berta merr me ne fund rritjen e rroges qe donte "per te jetuar si duhet"!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›