"The Lucky One" mberrin ne kinemate e kryeqytetit
Logan Thibault eshte nje rreshter marins ne misionin e trete ne Irak. Ai ka mbijetuar nga nje granate vetem pse ndaloi per te marre nje fotografi mes rrenojave, pas te ciles ishte shkruar: "Ruaj veten!". Fillon keshtu nje drame e forme me ngjyrime romantike qe ve bashke patriotizmin dhe dashurine. E gjitha kjo gjendet ne filmin me te fundit hollivudian qe ka filluar te shfaqet ne kinemate amerikane me nje jave me pare. Prej dates 27 prill, "The Lucky One" fillon projeksionet edhe ne kinema "Millennium". Filmi eshte drejtuar nga regjisori Scott Hicks, ndersa skenari mban firmen e William Fetters, i cili per spektatorin shqiptar eshte i njohur nga filmi "Rembember me". "The Lucky One" eshte nje pershtatje e bestsellerit me te njejtin titull te Nicholas Sparks, autor i njohur "Notebook" dhe "Dear John", mbret i padiskutueshem i kesaj gjinie qe numeron miliona fansa ne mbare boten. Ne rolin e marinsit eshte aktori Zac Efron, ndersa Beth, gruaja shpetimtare interpretohet nga aktorja Taylor Schilling. Ne kast jane perfshire edhe aktoret Blythe Danner, Riley Thomas Stewart, Jay R. Ferguson, Adam LeFevre, Robert Hayes, Joe Chrest.