Qyteti Studenti rrit pagesën, këtë vit një shtrat 45 mijë lekë
TIRANE- Këtë vit në bujtinat e Qytetit Studenti do të strehohen rreth 6 mijë studentë. Edhe këtë vit akademik, drejtoria e varur nga Ministria e Financave ka vendosur rritjen e çmimit për të gjithë studentët që do të strehohen në 40 bujtinat e kësaj qytezë.
Sipas drejtorit, Bujar Brovina, rritja e pagesës do të jetë prej 3 mijë lekë të rinj, pra nga 42 mijë lekë në 45 mijë, një shifër që është menduar si e përballueshme nga studentët. Aktualisht në bujtinat e Qytetit Studenti po kryhen rregullime, të cilat do shërbejnë për kushte më cilësore jetese për ta. Strehimi i studentëve të viteve të para për sezonin e ri pritet të fillojë gjatë javës së dytë të muajit shtator, në bashkëpunim me Sekretaritë e Fakulteteve, të cilat do të paraqesin në Drejtorinë e Qytetit Studenti listat me emrat e studentëve të rinj.
Ndërsa në lidhje me regjistrimet e studentëve, Brovina ka sqaruar se: "Për studentët e viteve të mëparshme ka përfunduar ndarja e dhomave. Por për ata të viteve të para do të bëhet në shtator, pasi të bëhet regjistrimi i fituesve nëpër fakultetet përkatëse. Pritet që regjistrimi të nisë mbas datës 18 shtator".
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)