E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama argëtohet pas mbledhjes, lojëra e piktura në’ Twitter’

TIRANË- Kryeministri i zgjedhur Edi Rama pas mbledhjes informale me kabinetin e tij qeveritar ka gjetur edhe pak kohë për tu argëtuar.

Ai ka zgjedhur të luajë në Twitter, ndërsa nuk ka nguruar të postojë edhe një pikturë. Në një ndër opsionet e lojërave argëtuese, Rama duhet të ketë patur sukses dhe rezultati është shpallur në statusin e tij në “Twitter”.

Ndjekësit e shumtë të Ramës duhet të jenë zhgënjyer kësaj here, teksa prisnin ndonjë postim mbi të rejat më të fundit për aktivitetin e kryesocialistit, teksa Rama ka zgjedhur të postojë përfundimet e një loje argëtuese. Postimi është bërë në orët e vona të së martës..

Një tjetër postim i tij ishte edhe një pikturë në të cilën ishin shkruar disa fjalë në anglisht. Në dy fjalët e para dukej që ajo i adresohej një ambasadori, për shkak se shkrimi me dorë, mbi pikturë, të linte të kuptoje vetëm fjalët “Dear Ambasador”. Vetë Rama nuk ka dhënë detaje të tjera në lidhje me këtë postim.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›