E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komente per Liamin Liami Doja ta fitoja proven e liderit

Genta Graciano e Erioni qendrojne ne sallon duke biseduar. Erioni shprehet se me dy-tre persona ata nuk flasin por nuk mund te rrine me te gjithe personat pa komunikuar pasi nuk do te kishte kuptim. Genta thote se kete jave dhe shakate kane qene tendencioze e per Liamin shton se e ka tepruar me shakate qe ka bere ne drejtim te saj. Ajo shprehet se Liami deri me tani ka bere tre here sulme ndaj saj e ne nje nga rastet i ka thene se ajo i shkon pas Gracianos. Erioni thote se nuk i pelqen qe Liami ne debate permend persona te trete jo te pranishem e nuk flet personalisht me ate qe ka perballe.

Ata flasin dhe per Arbrin duke pretenduar se ai eshte bere xheloz per Gerten e Erionin. Ky i fundit tregon se e ka ngacmuar Gerten me disa fjale por ajo nuk e ka kuptuar dhe ka insistuar qe ai ti shpjegohej. Ermali afrohet prane tyre dhe shprehet se i ka thene Arbrit qe Gerta e ka tradhtuar.

Nderkohe Tani qendron me Francesken duke biseduar ku Franceska shprehet se nuk i pelqen te hape debate te kota. Ajo shton se me Liamin eshte grindur ne fillim por ai di te kerkoje falje. Tani shprehet se Franceska e ka krijuar pozicionin e saj tashme e banoret nuk kerkojne debate me te. Franceska shprehet se nuk eshte e kushtezuar ne loje nga Ermali por mban mardhenie te mira me te gjithe banoret e tjere.

Se fundi Tani Arbri e Liami qendrojne ne sauna e Liami thote se donte ta fitonte proven e liderit por e ka fituar Ola ne te vertete e Tani thote se neser do mundohet te fitoje. Arbri shprehet se nese do ta kete mundesine per tia lene Gertes fitoren e lojes do ta beje.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›