E Diel, 1 Nëntor 2026

Komente të Kryeministrit Berisha në lidhje me reformën zgjedhore

Kryeministri Berisha, i pyetur sot nga gazetarët, gjatë vizitës në rrethin e Durrësit, nëse do të ketë negociata me partitë për reformën zgjedhore, bëri këtë koment:

“Kryeministri dhe maxhoranca në mënyrë shumë të prerë nuk do të hyjë në probleme të bredshme të opozitës. Pavarësisht nga respekti i përgjithshëm që ushqej për të gjithë opozitën, unë jam i detyruar, në çdo rrethanë, të negocioj, para së gjithash dhe i kushtëzuar, me partinë kryesore të opozitës, sepse ky është rregulli dhe kështu ka qenë edhe kur unë isha në opozitë. Unë respektoj mendimin e çdo njeriu, por personalisht negocioj dhe do të negocioj me partinë kryesore të opozitës. Unë nuk ndërhyj në problemet e tyre të brendshme.”


11/11/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›