E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komenti i ambasadorit Withers

Shqiperia dhe Greqia

Pranveren e kaluar dukej se greket dhe shqiptaret i kishin zgjidhur te gjitha mosmarreveshjet mes tyre. Me viziten e Kryeministrit Karamanlis dhe me nenshkrimin e marreveshjeve per detin dhe varrezat e ushtareve greke u duk se nje dite e re ka lindur. Dhjete muaj me vone njera prej marreveshjeve u konsiderua jokushtetuese dhe nje tjeter nuk eshte ratifikuar ende. Te dyja palet duket se jane kthyer atje ku ishin me pare me dyshime dhe me mosbesim ndaj njeri-tjetrit por qe gjithsesi kane nevoje per njeri-tjetrin. Vendimi i gjykates 9 me 0 kunder marreveshjes shenon nje unitet te rralle ne nje klime politike qe zakonisht eshte shume e polarizuar. Shume vezhgues i kane thene ambasades se qeveria shqiptare u zu ne befasi nga protestat publike ndaj marreveshjes dhe se mund te kete nxitur Gjykaten Kushtetuese ta hedhe poshte marreveshjen per te kufizuar demin politik brenda vendit dhe ne te njejten kohe per te ruajtur fytyren e vet perballe Greqise. Vikelidis qe dukshem i nxehur ndersa vuri ne dukje se Shqiperia ka ende nevoje per Greqine per shume gjera qe deshiron te arrije. Se si do te ndikoje kjo ne marredheniet mes Shqiperise dhe Greqise nuk eshte e qarte per momentin por duket se marredheniet shqiptaro-greke jane serish ne statusin e zakonshem te tensionuara dhe te komplikuara.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›