Shala sot vendimi i Kolegjit
Kolegji Zgjedhor pritet te jape vendimin e fundit per zgjedhjet lokale te 8 majit ate per Komunen e Shales ne Qarkun e Shkodres. Relator i kesaj ceshtjeje do te jete do te jete Petraq Dhimitri. Ne mbledhjen e se premtes se kaluar ne KQZ ankimimi i Partise Demokratike mbi votimin ne Komunen e Shales nuk arriti te merrej ne shqyrtim ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Rrezimi i ketij ankimimi erdhi per arsyen e thjeshte sepse nuk u arriten kater votat e nevojshme per ta marre ne shqyrtim dhe ne kete menyre e vetmja mundesi per Partine Demokratike per te ndjekur ankimimin e saj per procesin ne Shale ishte Kolegji Zgjedhor. Ankimimi mori vetem 3 vota nderkohe qe kuorumi duhet te formohej nga 4 votat e anetareve te ketij komisioni kjo pasi mungonin anetaret Hysen Osmani dhe nenkryetarja Deshira Subashi. Ndersa PS po akuzon se po synohet vjedhja e mandatit te kandidatit socialist i cili rezultoi fitues me dy vota ndaj atij demokrat.