E Diel, 1 Nëntor 2026

Ristani Zgjedhjet me standarde dua te jem ne krye dhe per 2013-n

Qendrimi Kreu i KQZ-se tregon mbi synimin per nje mandat te dyte

Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ne daljet publike ne media shprehet se ka zbatuar kodin per ceshtjen e fleteve e hedhur ne kutine e gabuar dhe se sipas tij raporti i OSBE vlereson se zgjedhjet e 8 majit plotesuan thelbin e standardeve.

Vleresimi im konvergon me vleresimin e OSBE-ODIHR-it si zgjedhje te lira dhe te ndershme si zgjedhje qe kane plotesuar thelbin e standardeve dhe thelbin e angazhimeve ndaj OSBE-se. Raporti i konsideroi zgjedhjet si kompetitive dhe transparente. Zgjedhjet kompetitive mund te perkthehen kollaj ne zgjedhje ne kushte te nje konkurrence te barabarte qe do te thote zgjedhje te lira. Transparenca edhe kjo ne vetvete permban kuptimin e zgjedhjeve te pamanipuluara pra qe do te thote te ndershme. Na vjen mire qe kemi nje kurbe ne ngjitje per sa i perket kontributit tone ne menaxhimin e zgjedhjeve tha Ristani. Edhe pse ne raportin me te fundit te ODIHR-it nuk u permenden ne asnje rresht fjala standard kryekomisioneri jep edhe ato cfare permban ky term i munguar te nderkombetaret. Cilat jane standardet Standardet jane pikerisht keto zgjedhje te njekohshme ne te gjithe vendin zgjedhje te ndershme te barabarta dhe ne momentin qe raporti qe ne fjaline e pare te tij thote se zgjedhjet ishin konkurruese dhe transparente pra te lira dhe te ndershme praktikisht ka thene se jane realizuar permbushur standardet thekson Ristani. Ai e ka lene te hapur ceshtjen e drejtimit te KQZ-se dhe per zgjedhjet e ardhshme parlamentare te 2013-s edhe pse opozita ka kerkuar largimin e tij nga KQZ-ja. Me pelqen puna qe bej do te preferoja te kisha vazhdimesi ne kete pune megjithate kjo ka te beje me interesat e politikes ne momentin e caktuar theksoi me tej. Ndersa per ceshtjen e kritikave te hedhura nga nderkombetaret ne raportin e OSBE-ODIHR ndaj KQZ-se Ristani ua faturon tensioneve politike te krijuara. Sipas tij cilido qofte rikompozimi apo formatimi i KQZ-se nese nuk ka besueshmeri cdo parti humbese ne zgjedhje do te kontestoje rezultatin e zgjedhjeve dhe KQZ-ne. Kjo gje vlen per rastet nese KQZ-ja do te kontrollohej nga ekspertet nderkombetare. Cilado qofte perberja e KQZ pala humbese do ta atakoje institucionin kjo nisur nga mungesa e besimit nuk eshte e keqja te formatimi i institucionit por e keqja eshte te logjika qe perdor humbesi. Nisur nga mungesa e vullnetit do te anatemohem njesoj dhe nese keto zgjedhje administrohen nga nderkombetaret.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›