E Diel, 1 Nëntor 2026

Maminasi mban peng zgjedhjet e qarkut Armand Teliti kandidat per kryetar

Durres Javen e ardhshme pritet konstituivi i keshillit. Probleme brenda deges se PD-se

Vendimi gjyqesor per Maminasin i hap rruge konstituimit te Keshillit te Qarkut Durres brenda javes se ardhshme. Mosmarreveshjet e krijuara brenda Partise Demokratike ne Maminas lidhur me perfaqesimin e ish-kandidatit per kryetar komune ne kete njesi vendore kane perfunduar ne gjykate. Ne baze te ligjit per pushtetin vendor Keshilli i Qarkut e zhvillon mbledhjen e tij te pare jo me vone se 50 dite nga shpallja e rezultatit te zgjedhjeve vendore po vonesa e KQZ-se lidhur me emrat e mandatuar dhe problemet qe pasuan pas shpalljes se rezultateve kane bere qe ky afat te shkelet. Kane kaluar afro 4 muaj nga shpallja e rezultateve per Qarkun e Durresit por akoma Keshilli i Qarkut qe perbehet nga perfaqesues te bashkive dhe komunave qe bejne pjese ne qark nuk e ka zhvilluar mbledhjen e tij te pare. Se fundmi pas konstituimit ne gusht te keshillit bashkiak te Durresit edhe zgjidhja e ngercit te brendshem politik mbi perfaqesimin ne Qark te PD-se nga Dashnor Osmani ka krijuar kushtet per zhvillimin e mbledhjes se pare me perfaqesuesit e rinj si dhe zgjedhjen e kryetarit te ri te KQ-se per kete mandat 4-vjecar. Emri me i perfolur per drejtuesin e ri te Qarkut te Durresit eshte ai i Armand Telitit drejtorit te Gjendjes Civile ne vend ndersa deklarohet se kandidature tjeter e PD-se per kete post eshte edhe Eglantina Bekteshi. Deshtimi i kandidatit te Aleances per Qytetarin ne Komunen Maminas Dashnor Osmani ne zgjedhjet e 8 majit ka krijuar pakenaqesi ne Partine Demokratike nderkohe qe ne votimin e kryer per zgjedhjen e anetareve te Keshillit te Qarkut Osmani eshte zgjedhur si perfaqesues i PD-se. Kjo ka shkaktuar reagime dhe mosmarreveshje brenda partise e cila e ka ankimuar ceshtjen ne gjykate. Dashi mori 1242 vota kundrejt 1330 votave qe mori Ismail Gjergji i Aleances per te Ardhmen. Burime nga Keshilli i Qarkut Durres bene te ditur per gazeten se pas ankimimit nga PD ceshtja eshte shqyrtuar dhe gjykata ka vendosur per rivotim te anetareve te Keshillit Komunal ne Maminas lidhur me anetarin qe ata do te delegojne per perfaqesim ne nivelin e dyte te pushtetit vendor. Nderkaq duke iu referuar bazes ligjore qe rregullon krijimin dhe menyren e organizimit te Keshillit te Qarkut njoftimi per mbledhjen e Keshillit te Qarkut u dergohet me shkrim te gjithe anetareve te tij jo me vone se 10 dite para dates se mbledhjes. Respektimi i ketij afati nuk eshte bere ne rast se mbledhja do te zhvillohet ashtu sic deklarohet ne KQ Durres ne daten 5 ose 9 shtator. Situata paszgjedhore ne Durres ka nisur me probleme te cilat ndikuan ne investimet publike ne cilesine e sezonit turistik ne te gjitha njesite qe kane nen administrim territor bregdetar si dhe po mbarten edhe ne nivelin e dyte te pushtetit vendor qe po nxiton te kape kohen e humbur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›