E Diel, 1 Nëntor 2026

Zyrtari grek Negociatoret shqiptare jane krem mbi torte

Wikileaks / Zbulohet kabllograma amerikane mbi traktatin me Greqine per Jonin Qeveria cyti Kushtetuesen te hidhte poshte marreveshjen

Qeveria shqiptare mund te jete vene ne siklet dhe te kete cytur vete anetaret e Gjykates Kushtetuese te hidhnin poshte marreveshjen per ndarjen e detit Jon me Greqine ndersa zyrtaret greke i konsideronin negociatoret shqiptare nje embelsire.

Nje raport diplomatik i Ambasades Amerikane ne Tirane me kod 09TIRANA271 e klasifikuar konfidenciale raporton mbi vendimin e Gjykates Kushtetuese per anulimin e marreveshjes per kufirin detar mes Shqiperise dhe Greqise duke komentuar edhe mbi marredheniet dypaleshe. 
Nje zyrtar i ambasades greke ne Tirane i ka raportuar ambasades se SHBA-se qe vendi i tij do te kerkoje nje zgjidhje quid pro Quo nga Shqiperia gje qe nenkupton qe Athina ka kerkuar dicka alternative nga Tirana per te kompensuar humbjen e pesuar nga anulimi i marreveshjes.

Marreveshja per kufirin detar me Greqine u negociua mes Shqiperise dhe Greqise per here te pare ne vitin 1992. Ne vitin 2007 dy vendet arriten nje mirekuptim dhe me 2009 marreveshja u miratua ne Parlament. Media shqiptare si dhe eksperti shqiptar Myslym Pasha e denoncuan marreveshjen si te njeanshme qe i jepte nje siperfaqe te konsiderueshme deti Greqise. Ne shkurt 2010 Gjykata Kushtetuese vendosi ne unanimitet te rrezoje marreveshjen.

Fakti qe vendimi i Gjykates Kushtetuese u mor ne unanimitet u konsiderua si dicka e cuditshme.

Natyra shume e pazakonte e vendimit ka krijuar shume spekulime. Nje vezhgues sugjeroi qe gjykata ka marre nje miratim te heshtur nga Kryeministri Sali Berisha per te marre kete vendim per shkak se mandatet e disa prej gjykatesve do te skadojne se shpejti dhe ata nuk deshirojne te kene marredhenie te keqija me Berishen  komenton ambasada e SHBA-se. Nje ekspert ligjor ne emigrim te gjate i tregoi oficerit te politikes se vendimi 9 me 0 kunder marreveshjes eshte i paimagjinueshem dhe se eshte i kuptueshem vetem ne rast se gjykata ka marre nje miratim te heshtur nga qeveria per te rrezuar marreveshjen vijon me tej raporti diplomatik. Disa eksperte besojne se marreveshja per detin qe nje shkembim interesash ku Tirana pranoi kerkesat e Greqise ne kembim te mbeshtetjes se Athines per anetaresimin ne NATO dhe per Marreveshjen e Stabilizimit dhe Anetaresimit ne BE.

Zyrtari grek

Ioannis Vikelidis nga Ambasada e Greqise i tha oficerit te politikes se vendimi i Gjykates Kushtetuese qe zhgenjyes duke shtuar se sipas kendveshtrimit te tij Tirana dhe Athina kishin nje marreveshje me detyrime te ndersjella. Gjithsesi Videlidis tha se Greqia do ta respektoje vendimin e gjykates. Ai tha se negociatoret shqiptare qene krem mbi torte per Shqiperine vijon raporti.

Zyrtari grek u kishte sugjeruar amerikaneve se politika e  shkembimeve mes Athines dhe Tiranes do te vijoje per shkak se Shqiperia ka nevoje per shume ceshtje per miratimin apo asistencen e Greqise.

Raporti citon me tutje deklaraten publike te ish-ministres greke te Puneve te Jashtme Dora Bakoyannis e cila tha se marreveshja u anulua nga grupet ekstremiste dhe se udheheqesi i opozites shqiptare Edi Rama iu bashkua ketyre grupeve kur kundershtoi marreveshjen e per pasoje ne syte e Greqise mban pergjegjesi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›