E Diel, 1 Nëntor 2026

Thomsen Vetem palet mund te zgjidhin krizen

Eurodeputetja komenton situaten ne Shqiperi dhe i kerkon forcave politike bashkepunim


Europarlamentarja Britta Thomsen anetare e Aleances Progresiste e Socialisteve dhe e Demokrateve shprehu dje shqetesimin per situaten aktuale ne sferen politike dhe ndikimin jo pozitiv qe sjell ne rrugen e Shqiperise drejt BE-se. Qendrimi i saj u be i ditur gjate nje takimi te zhvilluar ne ambientet e Kuvendit te Shqiperise midis deputetes se PS Valentina Leskaj dhe sekretarin e Pergjithshem te European Movement International Diogo Pinto Presidentin e European Movement Danimarke. Ne kete takim europarlamentarja Thomsen theksoi se vetem palet ne Shqiperi mund ta zgjidhin kete krize dhe se institucionet europiane jane te gatshem te ofrojne gjithe ndihmen e mundshme por dialogu midis dy forcave duhet te filloje sa me shpejt.


Nga ana e saj deputetja e Partise Socialiste Valentina Leskaj theksoi rendesine qe ka ky integrimi europian per vendin si dhe pengesen e cila vjen si pasoje e situates politike te krijuar ne vend per shkak te mungeses se vullnetit nga ana e mazhorances. Opozita i ka ofruar disa here alternativa dhe zgjidhje per te dale nga kjo krize alternativa te cilat gjithmone jane rrezuar nga mazhoranca theksoi Leskaj. Ndersa sekretari i Pergjithshem i European Movement International Diogo Pinto u fokusua ne misionin e EMI-t ne procesin e zgjerimit te BE-se dhe mbeshtetjen qe kjo organizate e rendesishme eshte e gatshme te ofroje per Shqiperine.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›