E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshmia e se Vertetes

15-11-2010 / Nga At Zef Pllumi

Shfletimi i angazhimit te intelektualeve te medhenj

E nderta Zojushe Ebi Spahiu
Dje me ra ne dore letra e Juej. Sot provova te dy numrat e telefonit por nuk pergjegji asnjani sigurisht qe orari Shkoder-Pekin asht teper ndryshe. Letra e Juej me dha shume knaqesi sepse ktu ne Shqipni nuk e dij se me permende kush por u gezova kur mora vesht se me kujton dikush ne Pekin te Kines e jo ne Peqin te Fierit.
Ndigjo vajze nipce sot jam tetdhete vjec e ket leter temen ruje si dishmi historike. Ti me pevete per cashtjen e mbylljes se kishave e xhamijave ne Shqipni ne vjetin 1967. E verteta acircsht kjo
Enver Hoxha kryesonte nje klike ose grup terroristash gjakatare e sadista te cilet mueren pushtetin ne Shqipni nen udhezimet e Partise Komuniste Jugosllave. Ket klike e instruktojshin emisaret e asaj partie Miladin Popovic si edhe Dushan Mugosha.
Aso kohe populli shqiptar ishte pothuej 90 analfabet. Shkollat as filloret nuk ishin te detyrueshme. Shkolla te mesme kishte Shkodra kater cope Tirana dy e Korca nji Lyceun Francez. Vendi yne ishte blegtor kryesisht me nji agrikolture primitive. Intelektualet ishin te gjithe sa ishin te nivelit europjan sepse i kryejshin studimet nder universitetet ma te mira te Europes. Industri pothuej nuk kishte fare ndersa tregtia merrej me eksportin e prodhimit blegtoral e importin e tekstileve dhe te mjeteve tjera per jetese. Si rrjedhim i ksaj gjendje populli as nuk dijte se cka asht komunizmi jo vetem si ideologji por as si parti. Intelektualet e atehershem nuk e dojshin bolshevizmin e eger qe po zhvillohej i izoluem ne Rusi megjithse te gjithe pa perjashtim ishin kundra gjendjes shoqnore primitive ose feudale te popullit shqiptar. Nderkaq studentat e rij shqiptare qe po frekuentonin universitetet europjane sidomos ne France dhe Itali atje u takuen jo vetem me kto ide te reja por edhe me grupe te ndryshme qe legalisht ose ilegalisht funksiononin nder ato vende. Franca ishte djepi i lirise ndersa Italia drejtohej nga fashizmi diktatorial i lindun si kundrapeshe shoqnore ideologjike e politike karshi bolshevizmit sovjetik.
Me fole te drejten idealet e te gjithe njerzve te botes gjate shekujve ishin ato utopiket te barazise se drejtave dhe pasunive te gjithe njerzve. Dishira te mira por praktikisht te parealizueshme. Revolucioni Francez me dhune e terror mendoj me vucirc ne jete slloganin Liberteacute Eacutegaliteacute Frateniteacute por deshtoi. Po nate rruge e njoftuna Komuna e Parisit edhe ajo deshtoi. Po te njajtat ide te reja te Komunizmit internacjonal proletar po me ato metoda veprimi pra me dhune e force pushtetit filluen me qarkullue nder te gjithe popujt europjane.
Si shembull klasik i ksaj forme politike qe do ta conte perpara njerzimin paraqitej komunizmi sovjetik sikur te ishte ideologjia ma humanitare gjate historise.Ne ket menyre kur inteligjencia e re shqiptare kethei nga Europa ne Shqipnine e mbrapambetun ajo ishte e infektueme ne pjesen ma te madhe nga kto ideologji nga dashunia per popullin e atdheun mendonin se vetem metoda e komunizmit sovjetik do te mund te levizte ket popull nga mbrapambetja. Ne te vertete ata njihnin idealet e propaganden komuniste por nuk dinin fare se cilat ishin metodat praktike te regjimit sovjetik komunist.
Keshtu nga kjo inteligjenciacute e re shqiptare u krijuan tri grupet kyesore komuniste ne Shqipniacute ai i Shkodres me udheheqes themeluesin Zef Malaj ai i Korces me themelues Koco Tashko dhe ai i te rijve me Sadik Premten. Kishte edhe nji tjeter te zjarrit. Ma i madhi ma i perhapuni ne te gjithe vendin ishte grupi i Shkodres qe prej Shkodre e deri ne Vlone. Nuk kishte kurrnji lidhje nderkombetare. Zef Malaj ishte nji intelektual i formuem ne Austri i ndjekun nga qindra intelektuale tjere qe kishin ndergjegjesue grupe te mdha puntoresh artizane e shegerta tregtaresh. Ky grup ne letersi u paraqit me Migjenin. Ndersa grupi i Korces shum i vogel u paraqit me revisten Bota e Re dhe me demonstraten e bukes. Thohej se grupi i zjarrit kishte lidhje me komunistat greke ndersa ai i te rijve teper i vogel kishte lidhje me ate te Shkodres.
Organizimi i propagandes komuniste te grupit te Shkodres ra ose u bacirc i njoftun te sherbimi sekret i qeverise e cila menjihere shtini ne burg pjesen kryesore drejtuese te ketij grupi te cilve iu bacirc gjyqi ne Shkoder ne vjetin 1938. U denuen me burg.
Me ardhjen e okupacionit italian ne 7 Prill 1939 te gjithe u liruen por Zef Malaj kje dergue ninternim ne ishullin Ventottenne te Italise. Shume patriote tjere shqiptare nacionalista kjene nder kampe tjera te fashizmit.
Ne vj. 1941 filloi lufta me Jugosllavine. Qe nder ditet e para hini ne Shqipnine e Verit grupet nacionaliste shqiptare te kryesueme prej Abaz Kupit e Seit Kryeziut shoqnue nga Koloneli anglez Hill ish instruktor i xhandarmerise shqiptare. Nga Maqedonia kethyen ne Shqipni vllazent Peza e tarafi i tyne.
Ushtrite gjermane pervec se shkatrruen Jugosllavine okupuen edhe Greqine me te cilen ushtria italiane kishte pesue disfaten e madhe. Nga te gjithe patriotet u pa kjarte se okupacioni italian ishte teper i ligshte. Nder operacionet qe ushtria italiane zhvilloi ne Mal te Zi mbas shkaterrimit te Jugosllavise ia mberriti me kape nji antar te Komitetit Qendror te Partise Komuniste Jugosllave shokun Miladin Popovic te cilin e internoi ne Gramsh te Elbasanit. Dushan Mugosha nepermjet Vasil Shantos ua kerkoi lirimin e tij komunistave shqiptare te cilet qysh ne Qershor-Korrik te vj. 1941 me rastin e mesymjes gjermane kundra Bashkimit Sovjetik kishin fillue me u gjallnue. Ne ket kohe Josif Broz Tito kishte organizue luften partizane nder malet e Bosnje-Hercegovines e Malit te Zi.
Keshtu komunistat shqiptare Mustafa Gjinishi Tuk Jakova Vasil Shanto etj. ia dolen me e rrembye Miladin Popovicin nga dueret e italianve dhe e mbajten ne ilegalitet here ne Peze te Tiranes e here ne Tirane mbrende. Peza u bacirc baza kryesore e te gjithe luftareve kundra okupacionit fashist. Mbas vrasjes te vllaut te vet Babe Myslim Peza vazhdoi te drejtoje luften kundra okupacionit por tue perkrahe vetem levizjen komuniste.
Miladin Popovic e Dushan Mugosha ia duelen me i unifikue te gjitha grupet e ndryshme te Shqipnise dhe formuen me daten 8 Nandor 1941 ne Tirane Partine Komuniste te Shqipnise e cila u vucirc ne krye tasaj qe u thirr Levizja Nacionalclirimtare.
Levizja Nacionalclirimtare perbahej nga elementa tjere antifashiste e jokomuniste. Ne te cilen muaren pjese shume intelektuale dhe tjere qe kundershtonin okupacionin nen emnin e organizates Fronti Demokratik. Po ne te njajten kohe u themelue nga Mithat Frasheri partia Balli Kombetar kunder okupacionit fashist italian. Dorzimi i ushtrive gjermane ne Stalingrad Vollgograd dhe kapitullimi i Italise ne Shtator te vj. 1943 kjene decizive ne Luften e Dyte Botnore dhe u pa kjarte nga gjithkush se ne cilin krah anonte fitorja. Tash e mbrapa te gjithe politikanet mendonin vetem si te merrej pushteti e kush do ta perfaqsonte me fundin e luftes. Levizja Nacionalclirimtare u shendrrue ne Lufte Nacionalclirimtare dhe simbas instruksjoneve te Miladin Popovicit nuk pranoi asnji kompromis e bashkpunim me Partine e Legalitetit te drejtueme nga Abaz Kupi as me partine Balli Kombetar megjithse ne Mbledhjen e Mukjes dy delegatet e saj Mustafa Gjinishi e Ymer Dishnica kishin vucirc firmen per pranim. Lufta e quejtun Nacionalclirimtare nuk ishte nji lufte aq e eger kundra nji okupatori i cili dihej tashma se do te ikte vete edhe pa e sulmue anash sepse lufta po zhvillohej ne kufijet e Gjermanise. Lufta Nacionalclirimtare u zhvillue kryesisht kundra Legalitetit dhe Ballit Kombetar e te gjitha forcave tjera nacionaliste qe u quejten bashkepuntore me anmikun e trathtare pra kje nji lufte vllavrasese per pushtet. Jo vetem kjo lufte u zhvillue kundra partive tjera nacionaliste por ajo ma teper u tregue e pameshirshme mbrenda vete Luftes Nacionalclirimtare e sidomos mbrenda vete Partise Komuniste.
Gjate ketij vjeti ose gjate ksaj lufte iu pregatit kurthi per te ra deshmor ose u eliminuen shume nga kreret komuniste si Vasil Shanto Vojo Kushi etj. etj. te cilet stolisin me bustet e veta sheshet e qyteteve tona. Te gjitha keto veprime u kryen nga grupi terrorist i Enver Hoxhes qe mos te kete asnji rival tjeter ne pushtetin qe do te merrte. Ky grup hini triunfalisht ne Tirane me 28 Nandor 1944 i ardhun si Qeveri Provizore e Beratit. Ndersa per me iu uniformue stemes se republikave federative jugosllave qe kishin 29 Nandor 1944 u caktue hymja triunfale e ushtrive partizane ne Shkoder noren 10 paradite te 29 Nandorit 1944.
Kjo qeveri e Enver Hoxhes praktikisht drejtohej nga Beogradi prandaj edhe u njoft shpejt nga te kater Aleatet e Mdhaj qe derguen perfaqsuesat e tyne ne Tirane.
Enver Hoxha sundoi Shqipnine deri ne 11 prill 1985 pra plot 41 vjet. Ai nuk kje nji burre shtetit qe mendon per popullin e vet por kje nji tiran mizor ne popull e nji klloun i vertete ne politike i vetmi qellim i jetes se tij kje mbajtja e pushtetit me dhune se perndryshe ai nuk dinte fare. Nuk pat kurrnji vije te caktueme politike por kje nji sherbetuer servil i atyne qe e mprojshin ne pushtetin e tij mizor.
Keshtu qe nga vj. 1944 deri ne 1948 sic binte lodra ne Beograd ashtu kercente ai ne Tirane. Kur e pau se Tito donte te krijonte nji shtet normal dhe jo terrorist ai u lidh me Stalinin i cili kje dielli i jetes se tij. Vazhdoi keshtu me ate avaz qe sic binte lodra ne Moske ashtu kercente ai ne Tirane. Ai u bashkue me Kongresin e Njizete qe kritikonte kultin e individit te Stalinit edhe kur u cveshen nga pushteti nji nga nji te gjithe udheheqsat e partive komuniste te Europes Lindore. Por kur Hrushovi mberrijti ne Tirane ne vj. 1958 dhe aty ne aeroport te Rinasit mbas prezantimit te autoriteteve shqiptare ai tha si me tallje Sikur te ishem ne nji tjeter shtet e te paraqiteshin Hoxha Shehu Haxhia Myftiu me siguri do te hiqsha kepucet per me u fale ne xhami por tue e dijte se jam ne nji vend socialist edhe se asht i vogel do ta bej nji kopshte te lulzuem si shembull ne bote. Kur i ndjeu kto fjale edhe pse te thanuna me tallje Enveri e kuptoi se Hrushovi do te bante cishte e mundun per ta rrxue nga pushteti. Prandej filluen divergjencat me Mosken tue vu marrdhanjet me Kinen e Madhe te Mao Ce Dunit.
Por Kina jo vetem qe ish teper e madhe por ishte shum ma e larmishme se Bashkimi Sovjetik. Nuk sundonte vetem Mao Ce Duni por ishin edhe Cu En Lai Lin Shao Ci e Ten Hsiao Pin. Paraqitej sikur secili prej tyne kish mbretnine e zonen e vet.
Me plakjen e Mao Ce Dunit duel ne skenen kineze e bija e tij. Flitej se per nji flirt qe ajo kish me nji emisar te Enver Hoxhes Mao Ce Duni akordoi kredine e madhe kineze me te cilen Shqipnia vuni bazat e saj te industrise panvarsisht se teknologjia ishte e vjeter. Nderkaq Kina pat nji baze te sigurte te Europe si per propaganden ashtu edhe baze ushtarake.
Ne vj. 1965-66 ne skenen politike kineze duel Lin Biao me Revolucionin Kultural. Natyrisht qe gjate ksaj kohe sic binte lodra ne Pekin ashtu kercente edhe Enver Hoxha ne Tirane. Nji revolucion kultural duhej bacirc edhe ne Shqipni.
Cashtja e institucioneve fetare qendronte keshtu ndash Ne vj. 1946 filloi nji sulm i rrebte kundra Kishes Katolike u bane shume akuza per bashkpunim me okupatorin si edhe per rrximin e pushtetit popullor me dhune. U sajue e u nderthur gjetja e armeve te mshehura ne kishe. Nen kto pretekste nder vitet 1946-1947 e 1948 kleri katolik u zhduk me 2/3 e veta. U eliminue cdo institucion katolik dhe cdo veprimtari kulturore e sociale. Ajo 1/3 qe mbeti u la per ti thane popullit se Pushteti Popullor ishte i drejte por ne te vertete ata qe mbeten ishin pleq te semunde e te tremun e pa mjete jetese. Prandaj zhdukja e Kishes Katolike te Veriut ishte po thuej e kryeme.
Kur Enver Hoxha u takue me Stalinin ai i terhoq vrejtjen per kto veprime te paligjshme Kjo i sherben propagandes kapitaliste prandaj duhet te bacircjsh ligjin per lirine e komuniteteve fetare natyrisht nji ligj socialist shterngues. Ligji u bacirc dhe liria e besimit hini ne Kushtetute. Per cudi ne baze te ktij ligji e te Kushtetutes Kisha Katolike erdh e ringjall aq shume sidomos me nji prestigj te pabesueshem ne popull aq sa ngjalli inadin e madh ne mendjen e semunde te Enver Hoxhes. Prandej tue u peshtete te eksperjenca e Revolucionit Kultural te Lin Biaos ai me dt. 6 shkurt 1967 bani nji fjalim doktrinal para Konferences torganizatave te Partise se Tiranes ku cpalli Pse a ligjet tona do te na pengojne ne qe te shkatrrojme te gjitha zakonet mbrapanike e besimet e kota fetare
Mbas ksaj cpallje pothuej ne cdo rreth te vendit u krijuen shtabet e Rinise te Revolucionit Kultural zakonisht te udhehequna nga antare te Komitetit Qendror te Partise Punes Shqipnise. Nji vale e re terbimi te papame ndonjihere perfshin te gjithe Shqipnine. Mbrenda nji muaji jo vetem Kisha Katolike por edhe ajo Orthodokse e dy komunitete myslimane u shemben perfundimisht minaret e xhamijave e kumbonaret e kishave terhiqeshin nga traktore te fuqishem dhe rrxoheshin perdheacute e vetem ato qe vendoste Shtabi u shendrruen ne tjeter perdorim. Per gjith vend thirreshin konferenca popullore ku njerzit e ndershem u demaskojshin u shajshin e kercnoheshin per gjith vend vendoseshin flete-rrufete te cilave u duhej dhane pergjegja detyrimisht. Vetem mbas nji muaji kur ishte shkatrrue gjithcka filluen te mblidhen kuvendet e popullit ku thohej se e gjith kjo pune nuk ishte e Partise por vullneti i rinise e vullneti i popullit. Filluen nato kuvende me e skjarue popullin se nuk kishte Zot as feacute se gjithshkafja ish kene rrene e mashtrim ose zakon mbrapanik i kote e se tash e mbrapa te udhehequn nga idealet e mesimet e Partise do ta arrijshim jeten e lumtun qe bjen socializmi ndash Ajo jete e lumtun nuk erdhi kurr por erdh tue u bacirc perdite e macirc e veshtire. Nipce as ktu nuk mbaron ajo perjudhe e zeze qe ma vone perfshini sferat tjera te kultures e jetes shqiptare. Nipce ti do ta dijsh se kam kalue njizetepese vjet te jetes seme ne burg e sidomos nga vj. 1974 e mbrapa kur filloi e zhvillohej mbrenda grupit te bashkpuntorve te tij macirc te ngushte zhvillohej e ashpra lufte e trashigimit te pushtetit gjate se ciles u elimunuen pa meshire nga njani tjetri Beqir Balluku e gjeneralat Koco Theodosi e Abdyl Kellezi Hysni Kapo e Mehmet Shehu Kadri Hazbiu e Fecorr Shehu te gjithe pa perjashtim antare tatij grupi terrorist qe mbajti ne pushtet Enver Hoxhen derisa mbet i vetmi trashigimtar per vullnet te Nexhmijes vetem Ramiz Alia.
Gjate kohes se burgut me ka ra me ndeje gjate e me u rrfye ne sekretin macirc te madh me bashkpuntore tjere te rangut te dyte gjithmone besnik e veprimtare tatij grupi terrorist dhe ata vete mi kane tregue ne imtesi psehin e te gjitha ngjarjeve qe ndodhen ashtu si ndodhen.
Per shembull pse u prishen marrdhanjet aq te perzemerta me Kinen Sa kje gjalle Mao Ce Duni ketu u shperndane librat e kuq e kokardot e tij. Mbas vdekjes se Maos hypi ne fuqi Ten Hsiao Pin i cili me sa duket e si thohej ne nji interviste me nji gazetar perendimor qe e peveti per Enver Hoxhen ce mendonte ai iu pergjegj se per mendimin e tij ishte ma i madhi skllavopronar gjate historise se njerzimit. Prandej tirani shqiptar urdhenoi keputjen urgjente te gjitha marrdhanjeve me Kinen. Se si u paraqiten arsye tjera ato te gjitha jane maskime.
Zojushe Ebi Spahiu besoj se deri diku ta plotsova dishirin qe macirc shfaqe ne letren tuej. Me fal se nuk asht shkrue bukur mbasi jam keq me sy sepse me ka mbete vetem 10 e pamjes normale.
Ne rase se ke me pase tjera pevetje per sa dij mund ti tregoj.
Turoj suksese ne studime e ne jete.

Kuvendi Franceskan Arra e Madhe Shkoder-Shqipni

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›