LSI distancohet nga PD kerkon te marre votat e majta

Mosmarreveshjet nga festimi i dites se lirimit e votimet e dekreteve deri tek shtepia e Dash Pezes
LSI-PD nje vit bashkepunim dhe perplasje
TIRAN- Gjate nje viti qeverisje te perbashket jane vene re disa perplasje te hapura mes Partise Demokratike dhe Levizjes Socialiste per Integrim. Por nga ana tjeter pas cdo perplasjeje Berisha dhe Meta kane dale ne media duke thene se koalicioni eshte me i forte se kurre. Perplasja e pare ka nisur me konfliktin e vjeter te 28 dhe 29 nentorit. Tradicionalisht Partia Demokratike e ka festuar diten e lirimit me 28 nentor ndersa e majta me 29 nentor. Ne kete pike LSI nuk festoi se bashku me PD-ne por e festoi me 29 nentor. Se dyti nje debat i ketyre dy forcave politike lidhet me diten e perkujtimit te krimeve te komunizmit. Dy deputete kerkuan nje vit me pare qe dita e perkujtimit te ishte me 29 nentor por LSI kundershtoi hapur duke thene se nuk duhet te kete nje perzierje te datave historike.
Nje tjeter perplasje eshte per votimin e dekreteve te Presidentit per Gjykaten e Larte. Ndonese PD ka votuar kunder kandidateve si Sokol omo apo Vexhi Mucmata LSI ka dhene voten pro ketyre kandidateve. Se katerti perplasje PD-LSI ka pasur edhe per ceshtjen e ligjit te SHISH. Megjithese mazhoranca kerkonte ta miratonte me kembengulje deputetet e LSI-se deklaruan publikisht voten e tyre kunder ndryshimeve ne ligjin e SHISH. Se fundmi mosmarreveshjet midis koalicionit kane qene per sebep te nje deputeti socialiste. Ishte pikerisht nje vendim i ministrise se Kultures per ti sekuestruar shtepine deputetit Dashamir Peza i cili eshte kundershtuar nga Levizja Socialiste per Integrim qe me pas solli dhe terheqjen e mazhorances.
Me afrimin e zgjedhjeve vendore Levizja Socialiste per Integrim do te kerkoje permiresimin e imazhit si nje parti e majte
Zyrtaret e LSI-se do te distancohen nga dalja ne publik se bashku me PD-ne per te mos u identifikuar si mbeshtetes te tyre
TIRAN- Afrimi i fushates per zgjedhjet lokale te 8 Majit ka bere qe LSI dhe PD te krijojne nje strategji te perbashket per thithjen e votave te majta duke krijuar nje largim artificial mes dy partive. Mungesa e LSI-se ne koncertin festiv te organizuar nga qeveria tre dite me pare me rastin e liberalizimit te vizave eshte pikerisht hapi i pare i kesaj strategjie qe synon krijimin e nje identiteti te ri per LSI-ne. Ndonese me pare qendrimet politike dhe publike te PD-LSI ishin shume te unifikuara tashme gjerat sa vijne dhe ndryshojne.
Megjithese hyri ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit 2009 si nje parti e majte qe do te sillte rrezimin e kryeministrit Berisha vetem pak muaj me pas Levizja Socialiste per Integrim do te deklaronte se pranonte ftesen e Partise Demokratike ne sherbim te stabilitetit te vendit. Me kater mandate deputeti te fituara nga zgjedhjet e fundit Levizja Socialiste per Integrim ishte percaktuese per formimin e qeverise. Por tashme ne zgjedhjet e ardhshme lokale LSI dhe PD do te kene kandidate te njejte. E gjendur ne veshtiresi per fushaten LSI po perpiqet te krijoje nje profil te majte ne menyre qe te perfitoje sa me shume vota.
Distancimi nga PD
Burime te LSI-se pohuan se nga te dhenat e fundit te sondazheve te krijuara nga vete Levizja Socialiste per Integrim perfundimet kane treguar se mbeshtetja ne publik nuk eshte me ajo qe ka qene perpara koalicionit me Berishen. Zyrtaret e kesaj partie kane analizuar se nje nga shkaqet e pakenaqesise ne elektoratin e tyre eshte unifikimi i qendrimeve me kryeministrin dhe PD-ne.
Perballe kesaj situate drejtuesit e LSI-se kane menduar qe per ceshtje te caktuara te devijojne nga fryma e mazhorances per te dhene idene se megjithese jane ne pushtet me Sali Berishen jane kunder tyre per disa ceshtje te ndryshme. Burimet e LSI-se shpjeguan se plani eshte qe ne ditet ne vijim LSI do te perpiqet te distancohet nga PD ne menyre qe te krijoje idene ne publik se vazhdon te jete nje parti e majte. Per kete gje eshte marre edhe miratimi i PD-se. Kjo skeme u pa qarte ne mitingun e fundit ku nuk ndodhej asnje nga perfaqesuesit e LSI-se. I vetmi qe mori pjese ne festen e organizuar nga qeveria ishte ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto. Por edhe ai ishte poshte podiumit ne zonen ku ndodheshin militantet e PD-se. Nga ana tjeter Meta dhe zyrtaret e tjere te partise ndodheshin duke festuar me LRI-ne. Ata nuk u shfaqen ne asnje rast ne miting.
Vendimet individuale
Nje tjeter krisje kete here reale mes dy partive ka ardhur edhe per pasoje te vendimeve individuale te kryeministrit Berisha dhe konfliktit te tij me presidentin Topi. Duke qene se votat e deputeteve te LSI-se jane percaktuese per votimin e ligjeve marreveshjeve apo te dekreteve PD-ja ka hasur veshtiresi per te kaluar disa prej tyre.
Nga sa eshte pare publikisht Levizja Socialiste per Integrim nuk ka dhene pelqimin e saj per ligje te caktuara sic eshte ai i Sherbimit Informativ Shteteror i cili nuk ka mundur te kaloje ne Kuvend krahas deshires dhe vendosmerise se kryetarit te mazhorances Sali Berisha per ta kaluar ate.
Nje qendrim kunder atij te kryeministrit LSI ka pasur edhe per votimin e dekreteve te Presidentit Topi per anetaret e Gjykates se Larte apo per Gjykaten Kushtetuese. Burimet e LSI-se pohuan se keto qendrime nuk jane rastesore por pjese e nje vendimmarrje politike brenda partise. LSI ka vendosur qe te qendroje jashte konflikteve personale te kryeministrit Berisha dhe te shqyrtoje rast pas rasti voten e saj. Ne kete menyre LSI synon qe te shmange edhe konfliktet me Presidentin e Republikes. Kjo u pa qarte ne rastin e dekreteve te Presidentit per Gjykatat. Ne nuk mbeshtetem PD-ne si ne komisionet parlamentare ashtu edhe ne Kuvend. Ne besojme se kandidaturat e Presidentit jane me te mirat e mundshme dhe per kete arsye nuk do te votojme kunder tyre- thane burimet e LSI-se.
Sic mesohet per ceshtje te caktuara Levizja Socialiste per Integrim do ti gjykoje rast pas rasti dhe per votime te caktuara nese shikon se nje ligj apo votimi pro ose kunder nje dekreti eshte per shkak te nje perplasje atehere do te merret nje vendim individual ndonese ndodhen ne nje koalicion te perbashket.
Meta feston me partine e tij i pranishem Berisha dhe Basha
LSI feste per vizat ne te
njejten dite me qeverine
TIRAN- Ndonese hyne ne koalicion me Partine Demokratike ne emer te integrimit europian Levizja Socialiste per Integrim nuk u shfaq ne mitingun e zhvilluar ne sheshin Nene Tereza me rastin e liberalizimit te vizave. Zyrtarisht kryetari i kesaj partie Ilir Meta kishte nje axhende pune dhe nuk mundej qe te ishte i pranishem. Ndersa ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto ndonese ishte i pranishem ne festen e organizuar nga qeveria per vendimin e ministrave te Brendshem te Bashkimit Europian ai nuk u ekspozua shume ne media.
I gjithe ky largim i Levizjes Socialiste per Integrim ndaj Partise Demokratike perforcon gjithnje e me shume idene se kjo eshte nje levizje e miremenduar. Pas organizimit te mitingut ne sheshin Nene Tereza nje tjeter feste ka vijuar per te njejtin qellim ne nje hapesire tjeter jo shume metra larg vendit ku festuan shume qytetare. Vete Levizja Socialiste per Integrim larg syrit te medias dhe vemendjes se publikut kishte organizuar ne nje prej hoteleve te njohura te kryeqytetit prane kryeministrise nje feste per vendimin e BE-se qe do te lejoje shqiptaret te levizin pa viza. Mesohet se ne kete takim ka qene i pranishem kryeministrit Berisha dhe ministri i Brendshem Lulzim Basha.
Kush jane perplasjet PD-LSI
1. Perplasja per miratimin e dekreteve te Presidentit Topi
2. Perplasja per miratimin e ligjit te SHISH
3. Perplasja per diten e festes se lirimit
4. Perplasja per perkujtimin e krimeve te komunizmit
5. Perplasja per shtepine deputetit Dashamir Peza