Lushnje/Gjysma e qytetit pa ujë, defekt në rrjet

Gjysma e qytetit të Lushnjes ka mbetur pa ujë të pijshëm për shkak të një defekti në rrjetin e shpërndarjes së ujit të pijshëm. Kjo ndërpreje vjen pak kohë pas një ndërhyrje në rrjetin ujësjellës. Defekti ka ndodhur në tubacionet e parikonstruktuara të rrjetit. Sipas autoriteteve po punohet për rregullimin e defektit.