Bogdani ne stol me Atalanten, pas golit te pare
Erjon Bogdani e ka nisur nga stoli i rezervave ndeshjen e djeshme te Seria A, ndaj Atalantes. Sulmuesi kuqezi ka luajtur rreth 20 minuta nga fundi i takimit, ne vend te Genokes. Trajneri Di Karlo vendosi me ne fund qe te mbaje ne stolin e rezervave sulmuesin shqiptar, ne nje moment, kur ai po perjetonte formen e tij me te mire. "Bogu" realizoi ne fund te javes se kaluar golin e pare ne Seria A dhe zhvilloi nje ndeshje pozitive, por cuditerisht ai ka mbetur ne stolin e rezervave. Kievo pesoi golin e pare prej Atalantes dhe Pliser barazoi shifrat disa minuta me vone.