Komenti/Po të kishte grumbulluar Rama manifestuesit e djeshëm, do t’i numëronte 5-7 milionë

Përkujtimi i ditës së shembjes së diktaturës komuniste, e njohur ndryshe edhe si dita e Rinisë, mbushi dje sheshin “Skënderbej” si asnjëherë tjetër më parë. Ndërsa dita e djeshme, bashkë me rreth 500 mijë pjesëmarrësit në festë, u ngrit në nivelin e asaj që meritonte, nuk mund të kalonte pa shkaktuar një kuriozitet, se me sa do e shumëfishonte atë pjesëmarrje Edi Rama, në qoftë se atë miting do të mund ta kishte organizuar ai vetë.
Në ndjekje të logjikës së hiperbolizimit nga Edi Rama, kujtojmë se në protestën “e kutive të votave” mes dekorit të WC-ve dhe tregtimit të qofteve ushqimeve fast food-e, pranë e pranë, Edi Rama, i gënjyer nga këshilltarët e tij mediatikë, artikuloi shifrën e 100 mijë pjesëmarrësve në një segment të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Përpos shifrave të Edi Ramës, shifrat e përfaqësuesve ndërkombëtarë në Tiranës, OSBE-së apo KE-së, sipas edhe Kastriot Islamit, mësohet se nuk kishin numëruar në protestën e 20 nëntorit të PS-së, më shumë se 7 – 10 mijë persona.
Edi Rama, këtë shifër të ndërkombëtarëve e shumëzoi me 10 - 14 herë më shumë.
Ti kthehemi festimit të djeshëm në sheshin “Skënderbej”, bashkë me supozimin prej të marri, se atë festim dhe atë pjesëmarrje ta mundësonte Edi Rama.
Për pasojë, me matematikën e tij, Edi Rama, duke e shumëzuar shifrën e 500 mijë pjesëmarrësve në festën e djeshme, minimalisht me 10 dhe maksimalisht me 14, do të artikulonte më pas, çudinë më të madhe, se ai kishte mundur të mblidhte në sheshin “Skënderbej”, 5 milionë deri në 7 milionë mbështetës.
“Problemi është, do të pyes ndokush, se ku do ti gjente Edi Rama 5 milionë, apo edhe 7 milionë mbështetës, kur dihet që gjithë-gjithë, Shqiptarët, brenda kufijve të Shqipërisë, bashkë edhe me emigrantët, nuk e kalon as shifrën e 4 milionëve?”.
Në fakt, vetëm kjo pyetje nuk ka kuptim për Edi Ramën, sepse për atë nuk ka rëndësi në mblidhen apo jo 7 mijë apo 10 mijë në sheshin e tij, për deri sa e shumëfishon deri në 100 mijë. Për atë rëndësi ka që të përsërisë si papagall, shifra që më parë i lexon nëpër gazeta, por që edhe vetë nuk i beson, sepse, po t’i besonte ato shifra, do të besonte se publikimi i fotove të tij nudo, apo i dosjes së tij gjyqësore, për kafshatën e të birit nga e njëjta gazetë, do të ishin gjërat më shumë të dëshiruara e të këndshme për atë... Apo..., apo..., do të besonte se vërtetë, kandidatura e plakut 100-vjeçar Akile Rama, më se dy vjet më parë, si rival i tij për kryetar bashkie, do të ishte vërtetë, kandidatura më e denjë, pse këtë e sevirir dhe e “anonçoi”, i njëjti llum gazetari apo gazetarie, që i mbushi mendjen se i kishte mbledhur 100 mijë vetë në 20 nëntor, në një cop segmenti të Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, nga Ura e Lanës, deri pa vajtur as te Kryeministria.