Komenti/Taulant Balla, ...i nxirë si këpuca, por krenar
Taulant Balla është një nga tre “udhëheqës” të opozitës për të cilët ndjej mëshirë sa herë e shoh kur del para kamerave të televizioneve dhe shtrembëron fytyrën, dhe ku pamja prej të përvuajturi dhe pamja prej fodulli mbivendosen mbi njëra-tjetrën.
Kjo mëshirë, e cila e ka zanafillën që prej rreth dy vjetësh, nuk është se ka shumë lidhje me “fatkeqësinë” e tij që ai “s’e di” (pamja prej të përvuajturi) se çfarë pune i bën motra, se sa me faktin se këtë “mosdije” (pamja prej fodulli) të tij, e shet si “vlerë”, deri në atë farë mase, sa Fatimeja të jetë ende krenare, pse ai kështu ia doli më së miri të sigurojë edhe një mandat tjetër deputeti.
Me gjithë sforcon, për të mos e “klasifikuar” Taulant Ballën një nga “të mëshiruarit”, ai, për dreq ma kujton vetë një gjë të tillë.
Për herë të fundit e bëri dje...
Dalja e tij e djeshme publike para kamerave të televizioneve nuk e shmangu “tendencën” “për mëshirë”. Megjithëse ai e nisi deklaratën me fraza të njëjta në formë e në përmbajtje, me ato që tha po dje Ilir Beqja, me ato që tha pardje Ermonela Felaj, me ato që tha para pardje Erion Braçe, me ato që tha stërpara pardje edhe Edi Rama, kur u shty edhe ca në kohë, saktësisht te 22 korriku i vitit 2008, më kujtoi se pas gjashtë javësh mbushen dy vjet nga premtimi që i kam bërë vetes, për të mëshiruar Taulant Ballën...
Fillimdata e 22 korrikut 2008 korrespondonte me atë seancë parlamentare kur Taulant Balla gënjente në sy të të gjithë deputetëve, pse ai nuk e dinte se Kryeministri Sali Berisha ndodhje pas shpatullave të tij, por që ai (Taulant Balla) e dinte se kishte ikur nga seanca parlamentare.
“I nxiri” si këpuca, nuk dihet, në se vërtetë nuk e dinte (nga mosdija), apo e dinte (nga fudullëku), por se atë gënjeshtër kishte të fiksuar në kokë dhe se duhet ta lëshonte në Parlament, duke guxuar të përgojojë familjarët e Kryeministrit.
Guximi ju kthye në bumerang.
“Dialogu”, që pasoi pas kësaj gënjeshtre, i bërë e stërbërë publik më se njëherë, na iluminoi të gjithëve për “puritanizmin” e familjarëve të Taulant Ballës. Dhe jo vetëm kaq, por ai “dialog” aq shumë i njohur është bërë në këta rreth dy vjet, sa Taulant Balla “përballet” rregullisht me mosdijen e tij të formës “po s’e di”..., “po s’e di”..., “po s’e di”..., për pyetjen “Jot motër, çfarë do të bëhet?”...
... Deri më sot, rreth dy vjet më pas, ende Taulant Balla “nuk e ka përgënjeshtruar” padijen e tij, që të besohet e kundërta...
Që prej atëherë, saktësisht pas rreth dy vjetësh, kohë që korrespondon edhe me premtimin tim për të mëshiruar Taulant Ballën, ai (Taulant Balla) pretendon dhe sheh ëndrra me sy hapur sepse sipas “variantit jozyrtar” të tij, ndjehet “i kërcënuar” pas “paralajmërimit” se “nuk shkelë i gjallë në Kuvendin e Shqipërisë”. E artikuluar sërish dje nga Taulant Balla, ky “kërcënim” konfirmoi se tashmë ka fituar qytetarinë e një gënjeshre të madhe..., të madhe..., të madhe..., saktësisht gënjeshtër 2-vjeçare, aq sa Taulant Balla vazhdon “të shkelë i gjallë në Kuvendin e Shqipërisë”, pavarësisht pretendimeve për “kërcënime”, apo ëndrra me sy hapur që i sheh vetëm ai.
Po atëherë lind pyetja, “Pse Taulant Balla u kujtua dje, pas dy rreth vjetësh (si kofini pas të vjelit), të paralajmëroi denoncimin në prokurori, të ‘kërcënimit’ 2-vjeçar?”
Kjo pyetje nuk ka ndonjë shpjegim të ndryshëm, veç faktit se atij i duhet t’ju kujtojë socialistëve se është një “viktimë”, jo pse, bie fjala, nuk e di se çfarë pune i bën motra, por sepse askush nuk merret më me atë, e thënë ndryshe, askush nuk ia merr seriozisht ato që ai thotë. Por, gjithsesi kjo nuk e ndalon Taulant Ballën të bëjë ende rolin e “të persekutuarit” dhe për aq kohë sa askush nuk merret më me atë, ai merret vetë me veten e tij, duke e çuar guximin edhe ca më të spostuar në kohë, në seancën e datës 28 janar 2008, të Kuvendit të Shqipërisë, seancë në të cilën Taulant Balla pretendon se ka marrë udhë “sezoni i kërcënimeve”, kur sipas tij e kishin “paralajmëruar” se “do t’ia bënin fytyrën si këpuca”.
Nuk dihet pse Taulant Balla e artikulon përgjysmë këtë frazë e cila zyrtarisht, figuron e regjistruar në “variantin”..., “Ta dish mirë se unë ta bëj fytyrën si këpuca po të të lakoj emrat e familjarëve të tu...”.
Por ajo që dihet, pas edhe rrjedhës së ngjarjeve, veçanërisht edhe pas kruajtjes së radhës që i bëri by... së vetë në 22 korrik 2008, është se ai (Taulant Balla), vazhdon të përforcojë mendimin e kujtdo se është “i nxirë si këpuca” (sinonim me “i dhjerë”)..., por ama krenar...