ǒkishin brenda kasafortat e Dashit në Pezë?
Paniku i Ramës dhe i Dashit s’kishte shumë lidhje me pronësinë e shtëpisë ku u mbajt Mbledhja e Pezës, sesa me kasafortën e famshme të shtëpisë, në të cilën s’dihet e saktë sasia e parave “cash” që gjendeshin aty, si dhe e substancave të tjera të ndara me porcione për festat e shumta private që mbaheshin aty
Vëzhgues të shumtë të eventeve politike të vendit janë ndalur tek protesta që shoqëroi shpalljen e vendimit për kalimin e shtëpisë-muze ku u mbajt Mbledhja e Pezës nën administrimin e Drejtorisë Rajonale të Institutit të Monumenteve të Kulturës. Vëmendja është përqendruar tek paniku që dëftente Dashamir Peza, ndërkohë që një djalë i ri i IMK-së i komunikonte vendimin që ndryshonte juridiksionin e banesës. Dashamiri ishte krejt i zverdhur dhe krejt vëmendjen e kishte tek kamikazët e moshës së tretë, që rreshtoi menjëherë pranë derës së shtëpisë, si një bombë njerëzore që do të ndalonte autoritetet e IMK-së të hynin brenda dhe të kryenin inventarizimin e parë të banesës. Tmerri dhe djersët e ftohta nuk vinin për shkak se Dashamiri mund të humbiste pronësinë mbi banesën, pasi ai atë s’e ka pasur kurrë, qëkur i ati ia fali atë shtetit, bash me synimin që banesa të shndërrohej në muze, as pse Edi Rama do të gjendej papritur jashtë dhe ata të dy s’do të kishin më mundësi se si të “konsultoheshin” larg syve të publikut, por sepse njerëzit që do të hynin brenda do të inventarizonin patjetër edhe kasafortën, aq të rëndësishme si për Edin, ashtu edhe për vetë Dashin. S’ishte vetëm halli i “cash”-it që mund të gjendje brenda, as edhe i sasisë së pafundme të tyre, pasi është e sigurtë se Edvini do të thoshte se ato s’kanë të bëjnë fare me të, pasi ai zyrtarisht nuk fle atje dhe s’e di se ç’bën Dashi gjatë kohës, kur ata s’janë bashkë... Halli është edhe tek substancat e tjera, të ndara me porcione që gjendeshin aty, e që prania e tyre do të ishte vështirësisht e shpjegueshme. Për më tepër, as qeskat poshtë syve të Edi Ramës nuk ndihmojnë dot në shpjegimin e situatës.
Kontrollimi dhe inventarizimi i shtëpisë së Pezës solli edhe panikun e pamatë tek Dashamir Peza dhe tek Edvini që s’pushonte gjithë ditën së marri në telefon. Rrjedhojë e këtij angazhimi masiv ishte edhe nisja e një pengmarrjeje të mirëfilltë gjatë ditës nga mëse se 50 pensionistë dhe nga prania masive e deputeëtve socialistë, si bombë njerëzore gjatë mbrëmjes. Më tej, tensioni zgjati edhe disa ditë, por situata e pengmarrjes e pamundësoi hyrjen dhe inventarizimin e shtëpisë, duke e lënë të paprekur edhe kasafortën e Edit e të Dashit, për të cilën fort flitet nëpër klubet socialiste nga Veliaj, Braçe, Xhaçka, Shamku, Spiropali e ndonjë tjetër... Megjithatë, ende s’mund të thuhet se rreziku ka kaluar e se përfundimisht kasafortë me gjithë brendinë e saj është e sigurtë. Prandaj, edhe paniku vazhdon tek qiraxhinjtë socialistë tek shtëpia e Mbledhjes së Pezës.