“Komisariati Digjital”, Rama prezanton aplikacionin e ri për denoncimin e krimeve mjedisore

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot aplikacionin e ri “Komisariati Digjital”, si dritarja e re për denoncimin e krimeve mjedisore.
“Mirëmëngjes dhe me aplikacionin ‘Komisariati Digjital’, ku është bërë aktive dritarja e re për denoncimin e krimit mjedisor, e ku tani mund të denonconi ndotjen e tokës, vendbanimit, rrugëve, parqeve, plazheve, ujit, depozitimet e paligjshme të mbetjeve, ndotjen me inerte dhe ndotjen akustike, ju uroj edhe një ditë të mbarë. Kujdesuni për mjedisin edhe për veten”, shkruhet në njoftimin e ndarë nga kryeministri Rama.
Në aplikacionin qytetari digjital, qytetari që kërkon të denoncojë ndotjen mund të ngarkojë foton ku evidentohet akti i denoncuar sipas nënkategorisë në fushën e kërkuar.