E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestat mbushin sërish sheshet e Egjiptit

Në protestën e së shtunës, protestuesit u shpërndanë me forcë nga policia, që u detyrua të përdorte gaz lotsjellës, plumba goma dhe të qëllonte në ajër me plumba të vërtetë. Kjo forcë e treguar dje nga policia, ka rikthyer sot protestuesit në sheshin që u bë qendër e rezistencës kundër ish-presidentit Mubarak.

Policia ka marr masa të forta sigurie duke rritur dhe kordonët rrethues pranë godinave qeveritare. Këto protesta rikthehen në vendin me 84 milion banorë, pasi partia e Mubarakaut u lejua te marre pjese në zgjedhje me vendimin e gjykatës. Këto janë zgjedhjet e para parlamentare që do të mbahet që prej rënies së regjimit të tij 32-vjeçar.

Këto janë dhe protestat më masive që pas rënies së regjimit të Mubarakut në shkurt dhe vendosin në pikëpyetje të thellë stabilitetin e arritur gjatë muajve të fundit. Sipas mediave të huaja, qeveria e përkohshme e cila përbëhet nga Këshilli Ushtarak, mund të detyrohet të shtyjë datën e mbajtjes së zgjedhjeve. /L.F/Start/

                                                                                             2011-11-20 12:34
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›