Komision hetimor për sulmet e Izraelit
Uashington - Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Mun deklaroi se do të formohet një komision hetimor në lidhje me sulmet që Izraeli ka ndërmarrë ndaj kompleksit të Kombeve të Bashkuara në Gaza. Në deklaratën e bërë nga Përfaqësuesi i Përhershëm i Japonisë në OKB, Jukio Takasu, i cili njëkohësisht është edhe kryetari i radhës së Këshillit të Sigurisë, bëhet e ditur se Sekretari i Përgjithshëm, Ban Ki-Mun në mbledhjen e Këshillit ka marrë vendim për formimin e një komisioni hetimor në kuadër të sulmeve të bëra ndaj kompleksit të OKB-së në Gaza dhe se pasi të përcaktojë emrat që do të jenë pjesë e komisionit dhe regullat e punës, brenda një kohe të shkurtër do të informojë Këshillin.
Ndërsa Përfaqësuesi i Palestinës në Kombet e Bashkuara, Rijad Mansur theksoi kënaqësinë lidhur me vendimin në fjalë.
Në ofensivën izraelite të muajit të kaluar u bombarduan shkollat dhe depoja e ndihmave të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Asistencë dhe Punë për palestinezët (UNRËA). Autoritetet e Kombeve të Bashkuara patën theksuar se kanë prova që dëshmojnë përdorimin e fosforit të bardhë në bombardimet ku humbën jetën mijëra njerëz.