E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet presioni mbi Turqinë për marrëveshje me FMN-në

Ankara - E përditshmja ekonomike dhe politike angleze Financial Times parashtroi se është shtuar presioni mbi Turqinë për të arritur një marrëveshje me Fondin Monetar Ndërkombëtar, FMN.

Në lajmin e gazetës lidhur me këtë temë pretendohet se nëse qeveria e Turqisë tërhiqet nga bisedimet me FMN-në, do të humbasë mundësinë më të madhe që ka pasur gjatë viteve të fundit dhe do të përballet me rrezikun e humbjeve të kredive.

Në vijim thuhet se dy javë më parë delegacioni i FMN-së u largua nga Ankaraja pa rënë në ujdi për paketën e re financiare dhe theksohet se "delegacioni nuk ka marrë ende një ftesë për t'u kthyer dhe ministrat kanë deklaruar hapur se bisedimet nuk do të rifillojnë pa u eliminuar mosmarrëveshjet".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›