Komisioni për Ekonominë dhe Financat miraton një projektligj për faljen e detyrimeve doganore e tatimore
Në mbledhjen e datës 8 shtator 2008, Komisioni për Ekonominë dhe Financat diskutoi projektligjin Për faljen e detyrimeve doganore dhe tatimore, të detyrimeve të prapambetura të taksës vjetore të qarkullimit rrugor të mjeteve e të taksës së regjistrimit të përvitshëm të mjeteve, si dhe të gjobave e kamatvonesave të papaguara të kontributeve të sigurimeve të detyrueshme, shoqërore dhe shëndetësore, në prani të specialistëve të Ministrisë së Financave, të Ministrisë të Transportit, të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe të Institutit të Sigurimeve Shoqërore.
Falja bëhet në tre grupe:
1. Detyrimet tatimore dhe doganore;
2. Detyrimet e prapambetura të taksës vjetore të qarkullimit rrugor të mjeteve dhe taksës së regjistrimit të përvitshëm të mjeteve;
3. Gjobat dhe kamatvonesat e papaguara të kontributeve të sigurimeve të detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore.
Falja bëhet për ato detyrime, të cilat nuk kanë mundësi arkëtimi dhe përfshin afate kohore të caktuara.
Deputetët shprehën mendimet e tyre pro dhe kundër projektligjit, por komisioni e miratoi me shumicë votash, duke ndryshuar afatin e hyrjes në fuqi të ligjit.
(Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e komisionit në numrin : +355 4 22 78 289.)