E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komision per "Nene Terezen", e drejton Nikolle Lesi

Me urdher te Kryeministrit Sali Berisha eshte vendosur ngritja e nje Komisioni Shteteror per "Realizimin e Memorialit te Nene Terezes" me rastin e 100-vjetorit te lindjes se saj, qe eshte me 26 gusht te ketij viti. Prandaj Kryeministri ka vendosur qe ne perberje te ketij Komisioni Shteteror te jene figura te rendesishme te kultures si dhe disa institucione, ne menyre qe programi dhe projekti i Memorialit te jete gati per me 26 gusht, ku do te vendoset guri i pare ne themelet e kesaj vepre te madhe per nder te Nene Terezes, humanistes me fame boterore dhe me origjine shqiptare. Kryetar i ketij Komitetit Shteteror eshte emeruar zv/ministri i Turizmit dhe Kultures Nikoll Lesi, i cili ka zhvilluar mbledhjen e pare keto dite ne zyrat e ministrise. Ne mbledhje ka qene edhe zonja Liri Berisha, si presidente e fondacionit kulturor "Nene Tereza". Mesohet se neser do te diskutohet e vendoset nga Grupi i Punes vendi ku do te ngrihet Memoriali dhe ne varesi te vendit do te jete edhe projekti arkitektonik i tij, i cili do te kaloje ne disa filtra si nga Grupi i Punes, ashtu dhe nga oponenca profesionale ne kete fushe, ku do te thirren arkitekte, skulptore, njerez te artit e te politikes, nga media etj., para se te vendoset per formen dhe kompozimin e Memorialit. Ideja eshte se Memoriali mund te jete ne nje vend te dukshem e te rendesishem te Tiranes. Ka pasur propozime qe Memoriali te vendoset ne qender te sheshit "Skenderbej", atje ku ka qene busti i diktatorit Hoxha, ashtu sikurse ka edhe mendime se shatervani para Universitetit te Tiranes te prishet e te projektohet ngritja e Memorialit, qe ne vetvete do te jete dhe nje qender kulturore e jo vetem muze. Megjithate ka plot ide dhe puna ka nisur. Ne fund Grupi i Punes do te paraqese tek Kryeministri Berisha projektin perkates shoqeruar dhe me faturen financiare qe do te nxirret nga Buxheti i Shtetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›