E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë/Gjendet në makinë një çift i vdekur

Një çift është gjetur i vdekur në një makinë mëngjesin e sotëm. çifti u gjet i zhveshur në bagazhin e makinës. Automjeti ku ndodhej çifti ishte në një garazh pranë ish-uzinës Dinamo.
Viktima i parë është identifikuar si Luan Veizi, 58 vjeç, ndërkohë që identiteti i gruas nuk dihet ende.
Menjëherë trupat janë dërguar në morgun e spitalit në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza". Pas ekzaminimit të trupave të pajetë nga mjekët ligjorë, ka rezultuar se shkak për vdekjen e tyre është bërë asfiksia. Në trupat e tyre nuk ka shenja dhune.
çifti u gjet nga roja e ambjenteve të ish-Uzinës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›