Plagoset ne sherr shefi i Krimeve
FIER- Perpiqet te shuaj nje sherr mes dy grupeve, plagoset shefi i Policise Kriminale te komisariatit Lushnje. Ish-inspektori i Zyres Antitrafik ne Policine e Fierit, Altin Haderi, u qellua dje me dy te shtena pistolete, ndersa nje prej plumbave i tejshpoi barkun. Pas nderhyrjes kirurgjikale ne spital qe zgjati tre ore, 35 vjecari doli nga rreziku per jeten, duke identifikuar edhe autorin e dyshuar me te cilin nuk kishte pasur njohje, Robert Gernica 32 vjec, banues ne Fier. Krimi ndodhi rreth ores 08:00 te mengjesit sipas policise vendore, prane lagjes "Apollonia", vendi i quajtur "Zogu i Zi". Haderi sapo kishte dale nga banesa, kur ka nderhyre per te shuar nje grindje mes te rinjsh. Por aty eshte qelluar ne befasi, duke u plagosur rende. Ky eshte edhe versioni zyrtar i dhene nga Policia e Fierit, pa sqaruar rrethanat dhe motivet, si dhe duke hedhur poshte si motiv, krimin per shkak te detyres. Gernica eshte shpallur ne kerkim, kurse si prove materiale eshte bllokuar arma pistolete dhe nje gezhoje.
Tre jave me pare Altin Haderi eshte komanduar si kreu i Sektorit Kunder Krimeve ne Komisariatin e Lushnjes. Fillimisht eshte dyshuar se krimi ishte bere per shkak te detyres se oficerit, por gjate deshmise se dhene, Haderi u ka thene kolegeve se nuk e njihte te dyshuarin dhe se ishte perpjekur te ndante disa persona te perfshire ne nje grindje, afer shtepise se tij ne lagjen "Apollonia". Me pare Haderi ka punuar si inspektor i Zyres Antitrafik ne Fier dhe burime zyrtare, mohuan qe agresori te jete kontingjent krimi dhe ta kete sulmuar oficerin per shkak te detyres. Kreu i policise kriminale sapo kishte dale nga banesa per te shkuar ne pune, ne qytetin e Lushnjes. Prane vendit te quajtur "Zogu i Zi", ai ndalet dhe ne nje grindje te castit sipas njoftimit zyrtar te policise vendore, mbetet i plagosur me nje plumb pistolete "TT". "Aktualisht mund te themi se plagosja nuk ka ndodhur per shkak te postit apo detyres dhe se ka qene nje grindje e momentit", shpjeguan burime zyrtare per ngjarjen e djeshme. "Kemi gjetur nje gezhoje ne vendin e ngjarjes, si dhe kemi sekuestruar armen e krimit", shtuan me tej keto burime, kurse deshmitaret degjuan dy te shtena. Haderi eshte derguar ne spitalin e qytetit, ku mjeket e futen menjehere ne sallen e operacionit. Plumbi kishte tejshkuar barkun, pa prekur organet jetesore dhe per fat te mire pas tre oresh oficeri doli nga gjendja e rrezikut per jeten. Koleget e kane marre ne pyetje dhe ai ka shpjeguar se nuk e njihte te dyshuarin e identifikuar si Robert Gernica, i cili u shpall ne kerkim.