PS, ndryshimet ne statut shtyhen pa afat
Shtyhen per nje afat te pacaktuar ndryshimet statutore ne Partine Socialiste. Burime nga selia roze, bejne te ditur se puna e dy grupeve te ngritura per ndryshimet ne statut dhe ne program, jane paralelizuar. Megjithese te dyja grupet e punes te ngritura ne muajin tetor kane gati propozimet e tyre, diskutimi dhe miratimi i dokumenteve mesohet se do te ndodhe ne nje kohe me te vonshme. Keshtu pra, ne vendimin e marre nga Asambleja Kombetare, te miratuar ne tetor, pika shtate thote se diskutimi dhe miratimi i dokumenteve te hartuara nga grupet e punes te mesiperme te zhvillohet ne Kryesine e PSSH-se brenda muajit janar 2010, ne Asamblene Kombetare brenda muajit shkurt 2010 dhe ne Kongresin e PSSH-se brenda muajit prill 2010. Ndersa kane ngelur vetem pak dite nga perfundimi i muajit janar, mesohet se nje mbledhje per ndryshimet ne statut dhe ne program nuk do te zhvillohet. Per sa i perket mbledhjes se Kryesise, e cila duhet te mblidhet sipas statutit nje here ne muaj, ajo nuk eshte mbledhur qe prej dates 13 tetor. Ne lidhje me kete ka pasur edhe kritika nga persona te ndryshem ne Partine Socialiste, te cilet njihen edhe si perkrahes te Levizjes per Mendimin Ndryshe ne seline roze. Burime nga kjo seli bejne te ditur se ka shume gjasa, te mos kete nje mbledhje Kryesie qe te kete si tematike shqyrtimin e programit. Kjo per shkak edhe te perplasjeve te shumta qe zhvillohen gjate mbledhjeve. Ne ndryshimet statutore parashikohet edhe njohja e oponences per mendimin ndryshe ne Partine Socialiste. Kjo pike do te shkaktonte teper debate ne kushtet aktuale. Nisur edhe nga fakti se strukturat e PS-se jane te bllokuar, per arsyen e mosparaqitjes se disa anetareve dhe disa vende te sekretariatit jane lene vakant prej kohesh, atehere ndryshimet e parashikuara do te ndodhin riformatimit te strukturave. Ne mbledhjen e Asamblese Kombetare te PS te zhvilluar ne muajin tetor u propozua nga deputeti socialist Bashkim Fino, qe te kete nje votebesim te strukturave, gje e cila nuk ndodhi. Nese do te zhvillohej nje hap i tille ne mbledhjen e ardhshme te Asamblese, kjo gje nuk do te ishte e mundur, pasi ne statutin e PS, neni 42, pika kater thuhet se "dy muaj para zgjedhjeve vendore ose zgjedhjeve te pergjithshme dhe 3 muaj para Kongresit nuk paraqiten mocione mosbesimi dhe nuk zhvillohen votebesime". Qe do te thote se deri ne Kongresin e socialisteve qe pritet te mbahet ne muajin prill, po kjo kryesi qe eshte tani do te jete edhe per muajt e ardhshem. Do te jete Kongresi qe do te zgjedhe Asamblene e re te socialisteve dhe me pas, ky forum ka te drejte per zgjedhur Kryesine e re. Mesohet se kjo levizje do te jete me e mundshmja per te arritur ndryshimet ne statut dhe program.
STATUTI I PS
Neni 42 / Votebesimi
1. Te zgjedhurit ne te gjitha nivelet e forumeve drejtuese te partise i nenshtrohen votebesimit te zgjedhesve te tyre. Te drejten e iniciatives per mocion mosbesimi e ka perkatesisht 1/3 e anetareve te partise, 1/3 e anetareve te OS, Asamblese Socialiste te bashkise/komunes, Asamblese Kombetare dhe Kongresit te Partise.
3. Kerkesa per votebesim ne OS dhe ne Asamblene Socialiste te bashkise/komunes shqyrtohet dhe behet ekzekutive brenda 15 diteve; ne Asamblene Kombetare te PSSH ne mbledhjen e radhes, ndersa ne Kongres brenda 2 muajve nga dita e paraqitjes se saj me shkrim. Per shqyrtimin dhe marrjen e vendimit per votebesim respektohen procedurat sipas te cilave eshte bere edhe zgjedhja.
I votebesuar quhet ai ose ajo qe merr me shume se 50% plus nje te votave te vlefshme te anetareve te pranishem ne mbledhje.
4. Dy muaj para zgjedhjeve vendore ose zgjedhjeve te pergjithshme dhe 3 muaj para Kongresit nuk paraqiten mocione mosbesimi dhe nuk zhvillohen votebesime.
5. Modalitetet per paraqitjen e mocioneve te mosbesimit dhe per votebesim percaktohen me rregullore te vecante qe miratohet nga Asambleja Kombetare e PSSH.
PYETESOR PER PERMIRESIME E NDRYSHIME NE STATUTIN E PSSH (Dokument orientues ku do te mbeshtetet procesi i konsultimit per terheqjen e mendimeve nga strukturat e partise)
1. Cili eshte mendimi juaj per Statutin aktual te Partise ?
• Ka nevoje per rishikim teresor te Statutit aktual, ne kuptimin qe ai te permbaje vetem parimet kryesore te organizimit dhe funksionimit te partise ne nivel vendor e qendror, ndersa rregullat, normat e procedurat e ndertimit, te marredhenieve, te funksionimit te strukturave dhe institucioneve te partise ne te gjitha hollesite te miratohen si rregullore pjese unike e nje Libri te Rregullave te PSSH, nga AK e PSSH duke percaktuar detyrimin e miratimit te ketyre rregulloreve me votim te thjeshte, me shumice te cilesuar dhe me vendimmarrje te zgjeruar?
2. A ka luajtur rolin e duhur dhe a ka qene efikas ndertimi aktual i strukturave te
partise ne nivel vendor?
A. AS e bashkise/komunes.
• Cfare mendoni e propozoni te permiresohet ne ndertimin, perberjen dhe funksionin e kesaj strukture?
• A duhet te jene pjese perberese te tyre strukturat elektorale ne komunat e bashkite perkatese?
B. KS i rrethit.
• Cfare mendoni e propozoni per kete strukture?
C. Konferenca Socialiste e Qarkut.
• Mendoni te mbetet si strukture ne gjendjen aktuale, me ate perberje dhe ato kompetenca?
3. A duhet te kete rregulla te percaktuara ne Statut lidhur me organizimin e
funksionimin e strukturave te partise ne emigracion?
• Nese po, cfare propozimesh e mendimesh konkrete kini?
4. A duhet te kete norma e rregulla te sanksionuara ne Statut, sipas niveleve te
organizimit te saj, lidhur me funksionet elektorale te strukturave dhe pergjegjesite e
tyre ne cdo nivel ne zgjedhjet e pergjithshme dhe lokale?
5. Cfare efektiviteti ka sjelle zbatimi i parimit " nje anetar nje vote" ne zgjedhjen e
drejtuesve te partise ne nivel vendor e qendror?
• Te vazhdoje te zbatohet si deri me sot per zgjedhjen e delegateve te Kongresit, te Kryetarit te PSSH dhe te kryetareve te partise te bashkive/ komunave?
• Te zgjerohet me tej aplikimi i tij per zgjedhjen e drejtuesve dhe te perfaqesimit ne nivele te tjera?
• Te aplikohet vetem per zgjedhjen e delegateve te Kongresit dhe te Kryetarit te Partise?
6. A duhet te institucionalizohet mendimi ndryshe, pra oponenca kolektive e
organizuar brenda AK te PSSH dhe ne Kongresin e PSSH?
• Nese po jepni argumentet tuaj.
• Nese jo, a mendoni se ka vend per permiresime ne nenet per lirine e mendimit brenda PS?
• A mendoni se ne Statut duhen parashikuar masa disiplinore shtese lidhur me qendrime te individeve apo strukturave te caktuara, qe dalin ne kundershtim me vendimin politik te Partise?
• Cfare propozimesh konkrete keni?