E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisionari Stefan Fyle viziton të enjten Shqipërinë - Reformat dhe statusi kandidat, në axhendën e afërt të BE-së

30-04-2012 / Gazeta 55

Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Stefan Fule do të vizitojë vendin tonë në datën 3 maj, vizitë kjo e paralajmëruar disa javë më parë nga vetë zyrtari i lartë i Brukselit. Në këtë vizitë, Fyle do t’i drejtohet më një fjalim Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa në axhendë janë parashikuar takime me krerët më të lartë të shtetit si kryeministrin Sali Berisha, kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe presidentin e Republikës.
Vizita e Stefan Fyle vjen në një moment deçiziv për punën e Kuvendit në miratimin e reformave të Brukselit (12 rekomandimet, reformën zgjedhore dhe rregulloren e parlamentit) dhe zgjedhjen e presidentit të republikës. Pritet që në fjalimin e tij, Fyle të shprehë vlerësimin e BE për arritjet në reforma, pas miratimit të një sërë ligjesh me 3/5 me konsensus të gjerë mazhorancë-opozitë.
Reforma zgjedhore është drejt përfundimit dhe mesazhi i komisionerit evropian pritet të shërbejë si katalizator për kompletimin e saj. Zgjedhja e Presidentit është çështja e radhës në realizimin e detyrave të klasës politike dhe për ndërkombëtarët mesazhi ka qenë i qartë që në krye të herës, për një proces të bazuar në Kushtetutë.

Ministrja e Integrimit, Bregu sot në komisionin e Integrimit
Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, do të raportojë sot në Komisionin Parlamentar të Integrimit lidhur me raportin e hartuar për Planin e Veprimit. Seanca është vendosur në axhendën e Kuvendit dhe vjen disa ditë para vizitës zyrtare të komisionerit për Zgjerimin, Stefan Fyle. Ministrja Bregu do të paraqesë para deputetëve raportin përfundimtar të hartuar edhe me konsensusin e opozitës.

 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›