Pronat, Alibeaj: Ligji ka paqartësi

Komisioni i Ligjeve ka marrë në shqyrtim sot ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronës.
Deputeti demokrat Enkelej Alibeaj ka shprehur kritika në lidhje me draftin e përgatitur nga Ministria e Drejtësisë.
Sipas deputetit demokrat ligji i pronave ka elementë të paqarta prandaj duhet parë në tërësi.
“Ka elementë që krijojnë barriera në ligj. Ministria të marrë kohën e duhur për tu njohur me problematikat. Gjithashtu edhe struktura e drejtorisë së koordinimit të pronave bie ndesh me ligjin.” tha Alibeaj.