Komisioneret e te gjitha partive i shmangen trajnimit
Administrimi i procesit te votimit por edhe i numerimit te votave rrezikon te vuaje nga nje mungese e theksuar profesionalizmi. Asnje nga komisioneret e qendrave te votimit per qytetin e Fierit si dhe ne shkalle rrethi nuk ka marre trajnimin e duhur trajnim qe eshte vendosur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Qe nga dita e premte e javes qe sapo u mbyll duhet te kishte nisur procesi i trajnimit te te gjithe komisionereve te qendrave te votimit jo vetem per qytetin. Sipas burimeve zyrtare te KZAZ-ve njoftimi i forcave politike eshte kryer nderkohe qe interesimi i tyre per zgjedhjen dhe depozitimin e emrave eshte i ulet.
Prane Komisionit Zonal te Administrimit te Zgjedhjeve me numer 18 per qytetin dhe atij me numer 20 per komunat thone se partite politike jane bere pengese per pergatitjen e procesit.
Nderkohe burime nga partite thone se komisioneret e piketuar fillimisht per procesin e votimit dhe me pas te numerimit te votave e kane pervojen e duhur pasi kane marre pjese ne disa procese zgjedhore.
Gjithashtu partite politike njoftojne se po kryejne vete trajnime per te gjithe komisioneret.
Gjate zgjedhjeve te shkuara parlamentare apo lokale ky trajnim ka nisur nje muaj para zgjedhjeve ndersa kete vit edhe me pak se nje jave para zgjedhjeve ende nuk eshte kryer.
Nga ana tjeter mesohet se edhe drejtuesit e shkollave publike mjediset e te cilave do te perdoren si qendra votimi nuk jane treguar te gatshem te leshojne mjediset per trajnime. Drejtuesit e shume shkollave kane pritur nje urdher te Drejtorise Rajonale Arsimore e cila eshte njoftuar se nje marreveshje mes KQZ-se dhe Ministrise se Arsimit dhe Shkences lejon perdorimin e mjediseve te posacme per procesin e trajnimit dhe votimit.