Perplasje per emerimin e numeruesve
Pervec ballafaqimit politik duket se eshte edhe Kodi Zgjedhor ai qe po shfaqet si burim diskutimesh rreth procesit elektoral te 8 majit. Perpos verejtjeve te vezhguesve per kete ceshtje edhe nje mbledhje e djeshme e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ka nxjerre ne pah nje problem i cili pas sugjerimeve te perfaqesuesit socialist Genc Gjoncaj teorikisht duhet te trajtohet me nje projekt-akt te posacem. Nisur nga fakti se Kodi nuk pershkruan mire kriteret perzgjedhese per anetaret e Grupit te Numerimit te Votave Gjoncaj ka kerkuar trajtimin e kesaj ceshtjeje ne nje vendim te KQZ-se ne menyre qe te mos krijohet konfuzion. Si element baze ne sugjerimin e tij perfaqesuesi socialist ka vendosur vendbanimin e anetarit te GNV-se duke qene se nje Komision i Zones se Administrimit Zgjedhor KZAZ perfshin brenda vetes disa njesi administrative. Pyetja qe eshte shtruar dhe qe kerkon nje zgjidhje juridike eshte nese anetari i GNV-se mund te marre pjese ne numerimin e votave te nje njesie administrative te ciles zyrtarisht nuk i perket. Per te kuptuar kete mjafton te merret ne konsiderate fakti se Kodi ne vetvete i le KZAZ-se te drejten e perzgjedhjes mbi veprimin e disa normave qe respektojne raportet politike. GNV-te perbehen nga kater anetare ku ne cdo rast nje anetar emerohet pas propozimit te partise politike te ciles i perket kryetari i KZAZ-se nje anetar pas propozimit te partise qe i perket nenkryetari ndersa anetari i trete propozohet nga partite e shumices qeverisese dhe anetari i katert emerohet pas propozimit te partive te opozites qe kane te drejte te propozojne anetare te GNV-ve per ZAZ-te respektive sipas procedures se parashikuar ne nenin 96 te ketij Kodi - thuhet ne nenin 95 te Kodit Zgjedhor. Formula respekton parimin e perberjes politike te Parlamentit perfshi nenin 96 qe ndjek proceduren e shortit per partite qe marrin anetarin e trete dhe te katert pavaresisht se per zgjedhjet lokale raporti mund te jete ndryshe. Per analogji Kodi percakton se per anetaret e Komisioneve te Qendrave te Votimit KQV kriter te detyrueshem qenien e tyre pjesetar i zones zgjedhore. Anetar ose sekretar i KQV-se mund te emerohet cdo person qe...c eshte me vendbanim brenda zones zgjedhore perkatese... thuhet nder te tjera ne nenin 38 te Kodit Zgjedhor. Kjo ka qene edhe permbajtja e pergjigjes se kreut te KQZ-se Arben Ristani i cili ka deklaruar se anetaret e GNV-ve zgjidhen mes shtetasve qe jane anetare te zones perkatese zgjedhore. Me shume merr kuptim ky sugjerim i socialisteve per Tiranen zone per te cilen Kodi ka nje boshllek te vene re edhe me pare pasi sic dihet ai nuk percakton ngritjen e nje KZAZ-je per bashkine kryesore. Rrjedhimisht pyetja qe shtrohet eshte nese do te sanksionohet tekstualisht permes nje akti nese anetare te GNV-ve qe banojne ne njesine bashkiake nr. 1 mund te kryejne detyren ne njesine 2 e me radhe cka ne thelb eshte nje problem me karakter teknik. Ajo qe ka rendesi dhe qe po mbahet shenim si problem real eshte respektimi i afateve ne ngritjen e te gjitha organeve te administrimit zgjedhor afate te cilat u shkelen nga partite politike qe me ngritjen e KZAZ-ve.
Nderkohe po dje KQZ-ja ka rrezuar kerkesen e Komitetit Shqiptar te Helsinkit per akreditimin e vezhguesve per arsye se ajo ka mberritur ne komision jashte afateve kohore qe percakton ligji. Zv/kryetarja Deshira Subashi ka kerkuar nje reflektim rreth kerkeses per arsye te rolit qe KSHH-ja ka luajtur gjate zgjedhjeve te kaluara cka nuk u mor parasysh.