Trojka e ambasadoreve takim i mbyllur me Berishen pas incidenteve te dhunshme
Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar dje nje takim me ambasadoret me te rendesishem ne vend sic ishte ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes Aleksander Arvizu ambasadori i Bashkimin Europian Etore Sequi dhe ambasadori i OSBE-se Eugen Wollfarth. Ne lidhje me kete takim nga Kryeministria nuk behet i ditur asnje detaj por burimet bejne te ditur se takimi me ambasadoret ka ardhur ne kuader te zgjedhjeve lokale te 8 majit te cilat pritet te mbahen ne fund te kesaj jave. Takimi mesohet se ka zgjatur rreth 1 ore dhe teme qendrore e tij kane qene pergatitjet e qeverise per procesin zgjedhor te 8 majit. Ajo qe te ben pershtypje ne permbajtjen e delegacionit lidhet me faktin se ka nje interes te madh jo vetem te Europes por edhe te diplomacise amerikane ne lidhje me procesin zgjedhor qe eshte ne prag. Zgjedhjet e kesaj jave jane konsideruar si teper te rendesishme nga ana e nderkombetare nisur edhe nga fakti se aty pritet te vendoset ne lidhje me avancimin ose jo te metejshem te Shqiperise drejt Bashkimit Europian. Kjo eshte bere e qarte nga ana e te gjithe perfaqesuesve te larte te Bashkimit Europian te cilet ne mesazhet e tyre kane theksuar se keto zgjedhje duhet te kryhen brenda te gjithave standardeve europiane dhe jo te kete mangesi ne perputhjen e kerkesave per te permbushur kete qellim. Keto zgjedhje kane gjithashtu nje rendesi te madhe per vete faktin se vijne pas dy vitesh krize politike ne vendin tone krize e cila kulmoi ne 21 janar me nje proteste masive perpara Kryeministrise ku humben jeten edhe kater qytetare shqiptare. Pergjate ketyre dy viteve palet kane qene thellesisht te ndara per sa i perket qendrimeve dhe po keshtu ka munguar bashkepunimi parlamentar dhe diskutimet normale mes forcave politike per projekte te ndryshme ne vend. Kriza politike rrodhi dy vite me pare nga zgjedhjet parlamentare te 2009-s ku socialistet pretenduan per manipulime qe sipas tyre sollen edhe humbjen e zgjedhjeve parlamentare. Krijimi i nje situate te tille edhe pas lokaleve te 8 majit do te ishte fatale per rrugen e Shqiperise drejt Bashkimit Europian. E rende ishte situata kur ne nentorin e vitit te shkuar Shqiperia humbi te drejten per te marre statusin e vendit kandidat per shkak te krizes politike.