E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Komisioneri Celibashi takon deputetët e Parlamentit Evropian

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka zhvilluar një takim informues me katër deputetë të Parlamentit Evropian, pjesë e Delegacionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve, të cilët janë në Shqipëri për të vëzhguar zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore së bashku me Misionin e Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR.

Sipas njoftimit për shtyp, komisioneri Celibashi falenderoi anëtarët e Parlamentit Evropian për vëzhgimin e procesit të datës 14 Maj 2023, si dhe prezantoi para tyre dhe Ambasadores së Bashkimit Evropian në Shqipëri, Christiane Hohmann, të gjithë përgatitjet e KQZ për administrimin e zgjedhjeve sipas standardeve ndërkombëtare.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›