Komisioneri Fule në Prishtinë për sfidat e radhës

Ai mbajti edhe një fjalim në këtë manifestim, duke theksuar mbështetjen e Bashkimit Evropian për të ardhmen evropiane të Kosovës dhe duke theksuar nevojën për të vazhduar me reformat e ndërlidhura me BE-në.
Komisioneri Fule foli për angazhimin e Komisionit Evropian dhe Kosovës, si rezultat i së cilit ka pasur progres të konsiderueshëm në disa fusha muajve të fundit. Komisioni ka lansuar dialogun për viza me Kosovën në janar të këtij viti; Dialogu i Strukturuar për Sundimin e Ligjit ka nisur në muajin maj në Bruksel, dhe tri ciklet e Dialogut të Procesit të Stabilizim Asocimit kanë përfunduar në muajin korrik.
Aktualisht Komisioni ka finalizuar punën rreth Studimit të Fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Kosovën, i cili do të prezantohet këtë vjeshtë.
Sonte në Prishtinë, komisioneri Fule iu drejtua liderëve të Kosovës duke u bërë thirrje që të mbajnë konsensus në shtyrjen para të reformave të nevojshme, të angazhohen në mënyrë konstruktive me Serbinë dhe t'u afrohen gjitha komuniteteve në Kosovë.