E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioneri i BE, Stefan Fyle sot viziton Kosovën

Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Europian, Stefan Fyle sot do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë. Zëvëndësministri për Integrimin, Gëzim Kasapolli tha dje për Radio Kosovën se gjatë vizitës në Prishtinë Komisionari për Zgjerim, do të deklarojë zyrtarisht fillimin e studimit të fizibilitetit
për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunacek, para një jave ka bërë me dije, se nëse gjithçka shkon mirë, studimi i fizibilitetit mund të përfundojë brenda këtij viti. Sipas saj nëse ky studim del pozitiv, ajo beson në një zgjidhje pragmatike.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›