Edi Rama në Londër: Ndihmë laburiste për programin e PS
TIRANË- Kryetari socialist, Edi Rama nis sot, një seri takimesh e konsultimesh për programin e ri të partisë, në Britaninë e Madhe.
Në vizitën që kreu i PS-së e ka nisur që dje në Londër, pritet që fillimisht të bisedojë sot, në të famshmen "London School of Economics" për programin me studentët shqiptarë dhe jo vetëm, që studiojnë në Londër.
Kreu socialist konfirmon se sot, do të ketë takime me drejtues të lartë të Partisë Laburiste, në House of Commons, të cilët sipas Ramës janë të interesuar të dinë rreth gjendjes në vend e programit të socialistëve shqiptarë.
Vizita në Londër pason atë të javës së shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku gjithashtu takimet e kreut socialist ishin të një niveli të lartë. Ky tur vizitash jashtë vendit, për të shpjeguar pikat kryesore të programit të PS-së, bëhet në një kohë që PS-ja ka nisur edhe një aksion të brendshëm në parti, për ristrukturimin e degëve të saj, për t'u përgatitur seriozisht për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.
(el.me/GSH/BalkanWeb)