Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule, pasditen e sotme në Tiranë, priten takime me zyrtarë të lartë Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Stefan Fule

Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Stefan Fule, do të zhvillojë pasditen e sotme një vizitë zyrtare në vendin tonë. Gjatë qëndrimit në vendin tonë, zyrtari i lartë i Bashkimit Evropian do të zhvillojë takime të veçanta me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama dhe me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Në këto takimet pritet të diskutohet edhe mbi situatën aktuale politike, si dhe çështjet që kanë të bëjnë me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe liberalizimin e vizave.