Seanca e Kuvendit, nisin sërish debatet për diskutimet maratonë të deputetëve Gjatë diskutimeve në Kuvendin e Shqipërisë

Debati në seancën për diskutimin mbi kërkesën e socialistëve për hapjen e kutive ka vijuar sërish ditën e sotme rreth orës 9:30. Pas diskutimeve të seancës së djeshme, e cila zgjati deri në orën 1:30 të mëngjesit të ditës së sotme, punimet u ndalën për të filluar sërish. Kështu pra, deputetë nga mazhoranca dhe opozita kanë regjistruar emrat e tyre në sekretariatin e Kuvendit për të marrë fjalën e tyre në seancën maratonë. Pritet që pothuajse të gjithë deputetët, nga të dyja kahet e tyre të argumentojnë qëndrimet e forcave të tyre politike.