E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia: Pengarrësi me precedent penalë

Policia zbardhi disa detaje mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në kryeqytet, ku një person rreth 25-vjeçar mbajti peng për disa minuta një vajzë të re pasi kishte grabitur një sasi të konsiderueshme parash në filialin e një banke pas Librit Universitar në Tiranë.
Sipas drejtorit të policisë së Tiranës, Tonin Vocaj , grabitësi ka hyrë në filiain e një banke dhe me anë të kërcënimeve me armë, ka marrë një shumë të madhe parash.
Më pas ai ka dalë nga filiali i bankës ku ka kuptuar se po ndiqej nga agjentë të policisë. Në këtë kohë, autori i krimit ka kapur një vajzë, kalimtare e rastit të cilën e ka mbajtur peng duke kërcënuar me vrasjen e saj në rast ndërhyrje për ta arrestuar nga policia.
Sipas Vocajt, autori është identifikuar si Romeo Llesh Leka, lindur në Lezhë, 25 vjeç.
Në 1998, 25 vjeçari ka emigruar në SHBA. "Atje ështëarrestuar për trafik e shpërndarje lënde narkotike", tha Vocaj.

Po ashtu, Leka akuzohet se ka tentuar të grabisë një filial të "Union Bank", diten e djeshme, por edhe të një taksie, po dje.
Sipas drejtorit të policisë, policia ka sekuetruar sasinë e grabitur të parave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›