Seanca e Kuvendit, Jozefina Topalli: PS nuk do transparencë, por të transmetojë krizën e Ramës në Parlament Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli

Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, gjatë fjalës së mbajtur në seancën e sotme plenare, tha se nuk mund ta imagjinonte kurrë që një seancë plenare të kthehet në një gjyq special i komisionerëve socialistë. “Keni 24 orë që gënjeni, kishit 7 muaj që donit komision hetimor, por tani që do ngrihej komisioni hetimor, thoni jo duhet ndryshuar ligji. Berisha qëndroi dje 7 orë duke ju dëgjuar, as nuk doni transparencë, por doni të transmetoni krizën e Edi Ramës në parlament”, reagoi pas fjalës së mbajtur nga deputetët socialistë, Jozefina Topalli. Ajo akuzoi Partinë Socialiste “se po bën çmos që të pengohet integrimi”. Sipas saj, në momentin më të rëndësishëm të shqiptarëve që kanë ndenjur të izoluar, dhe duan integrim, socialistët bëjnë të kundërtën.