Komisionerja Malmstrom viziton sot Kosovën

Komisionerja evropiane për çështje të brendshme, Sesilia Malmstrom do të vizitojë sot Prishtinën.
Lajmi është bërë i ditur nga zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë e cila ka theksuar se eurokomisionerja Malmstrom në vizitën e saj dy ditore në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin, me anëtarët e kabinetit dhe me shefin e EULEX-it, Ksavier Bu de Marnak.
Qëllimi i vizitës së saj është nisja e dialogut të liberalizimit të vizave për Kosovën. Komisioni Evropian me fillimin e këtij dialogu ka vlerësuar se autoritetet e Kosovës kanë bërë një përparim të kënaqshëm, por gjatë procesit do të identifikohen edhe kushtet e tjera që Kosova duhet t`i plotësojë për arritjen e synimit për liberalizim të vizave me Bashkimin Evropian.
Aktualisht, nga vendet e rajonit, vetëm Kosova nuk është e përfshirë në regjimin e udhëtimit pa viza për në zonën Schengen të Bashkimit Europian.