Berati alarmohet nga rrëshqitjet dhe shembjet e banesave
11/03/2010 Numërohen dhjetëra shtëpi të shembura dhe qindra të rrezikuara. Probleme dhe me ujësjellësit
BERAT- Vetëm gjatë një muaji në qarkun e Beratit janë shembur krejtësisht 12 banesa, ndërsa janë në rrezik mbi 164 të tilla në të gjithë qarkun e Beratit madje në disa fshatra rrezikohen dhe lagje me nga 20 shtëpi. Nga shemba e banesave numërohen dhjetëra banorë, të cilët tashmë janë në qiell të hapur. Ndërkohë qindra shtëpi të tjera janë në rrezik, mijëra hektarë tokë kanë rrëshqitur ku kanë humbur jo vetëm identitetin e kufijve mes fermerëve, por janë dëmtuar krejtësisht qindra rrënjë pemë frutore pasojat nuk përfundojnë këtu me dhjetëra fshatra janë izoluar si pasojë e shembjes së rrugëve rurale që lidhin këta të fundit me qendrat e komunave dhe me qytetin.
Bilanci i dëmeve
Institucioni i prefektit në qarkun e Beratit ka bërë dje bilancin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimi i lumenjve Osum dhe Devoll, shkarja e tokave, dalja disa herë e tyre nga reshjet e dendura të shiut dhe borës. Për të gjitha këto probleme prefekti i Beratit, Konstandin Lefta, ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka bërë të ditur situatën kritike dhe tepër serioze dhe të vështirë si dhe masat që po merren nga ana e qeverisë për përballimin e situatave të tilla kritike për të dalë nga gjendja e krijuar nga këto probleme madhore. Me tej prefekti Lefta është shprehur se pritet akordimi i fondeve nga ana e qeverisë për të dalë nga situata tejet e rëndë që është krijuar në qytet, komunat dhe shumë fshatra të kësaj prefekture kryesisht gjatë muajit janar-shkurt, por dhe në ditët e para të marsit. Prefekti Lefta është shprehur se “gjatë muajit të fundit si rezultat i reshjeve të shiut, i luhatjes së vazhdueshme të temperaturave, i rënies së borës dhe shkrirjes së saj, i rritjes së menjëhershme të prurjeve të lumenjve Osum dhe Devoll, nga reshjet e dendura të muajve të fundit si tejngopja e tokës me ujë ka bërë që tepricat nga toka të mbushin shtretërit e lumenjve dhe për pasojë daljen e tyre nga shtretërit duke sjellë pasojat e pallogaritshme nga përmbytjet dhe gërryerjet e tokës bujqësore etj. Që në të shumtën e rasteve janë bërë problem edhe rrezikimi i pronës, biznesit, shtëpive të banimit, dhe deri tek rrezikimi i jetëve të njerëzve. Vetëm si pasojë e shkarjes së dherave janë dëmtuar pesë shtëpi banimi në qytetin e Beratit, katër shtëpi banimi në qytetin e Kuçovës, tre shtëpi në fshatin Tomor, ndërsa dhjetëra të tjera rrezikohen në fshatrat Kapinovë, Lybeshë, Zgërbonjë, Cukalat, Roshnik, Velabishtë, etj. Ndër situatat më problematike është ajo e dëmtimit të përsëritshëm të tubacionit që furnizon me ujë të pijshëm qytetin e Beratit, rreziku i nënstacionit të ujësjellësit Kozare, bllokimi i disa segmenteve në rrugët nacionale Poliçan- Çorovodë, Berat- Tërpan, Kuçovë – Elbasan, si dhe qendrat e komunave me fshatrat Vërtop, Kapinovë, Bogovë, etj. Për të gjithë këtë situatë të krijuar kryetarët e komunave dhe ata të bashkive kanë hartuar projekte dhe tashmë pritet nga qeveria që të lëvrohen fonde”, tha prefekti i Beratit, Konstandin Lefta.
Kërkohet ndërhyrja e qeverisë
Shkarjet masive të tokës,
mblidhet Këshilli i Qarkut Fier
FIER- Shkarjet e tokës kanë qenë shkas për zhvillimin e një mbledhjeje të Këshillit të Territorit të Qarkut Fier pas miratimit të lejeve dhe shesheve të ndërtimit nga drejtues të disa komunave veçanërisht ata të komunës së Remasit dhe Kumanit ku është kërkuar ndërhyrja e qeverisë për të ndihmuar familjet e prekura nga shkarja masive e dheut. Kreu i komunës Kuman, Rajmond Plaka, është shprehur se rezervuari i Roskovecit është në rrezik për shkak të dëmtimeve nga njëra anë e digës, ndaj edhe kërkohet ndërhyrja për të parandaluar çarjen e tij, e cila n.q.s. do të ndodhë do të vërë në rrezik jetën e shumë banorëve, të cilët i kanë ndërtuar shtëpitë pranë tij. “Është një rrezik i madh për jetën e shumë banorëve të Roskovecit. Kërkojmë ndërhyrje urgjente nga qeveria pasi njëra anë e digës është çarë krejt. Kanë ardhur specialistë dhe e kanë aprovuar ndërhyrjen urgjente”, ka thënë Plaka. Për kreun e Këshillit të Qarkut Fier ,Luan Muçaj, situata e tanishme në komuna kërkon vëmendje nga drejtuesit vendorë ku nuk do të mungojë as ndihma e Këshillit të Qarkut, as ajo e qeverisë shqiptare. Ai është shprehur në të njëjtën kohë për shmangien e ndërtimeve në zonat pranë tokave bujqësore, por ato të ngrihen në zona të studiuara mirë nga specialistët dhe pa rreziqe nga fenomeni i shkarjes së dheut. “Ju kryekomunarët duhet të jeni të parët që të mos lejoni ndërtimet brenda tokës bujqësore, por këto ndërtime të jenë të miratuara nga arkitektë dhe specialistë të lëvizjeve tektonike”, ka thënë Mucaj. A. Damini