E Diel, 1 Nëntor 2026

Ceka mes PS dhe PD-se

Ende i paqarte mbetet qendrimi qe do te kete Partia Aleanca Demokratike e Neritan Cekes ne negociatat mes forcave te majta politike per krijimin e koalicioneve te perbera ne zgjedhje. Me kryetarin e kesaj force politike, nuk eshte diskutuar ende mbi bashkepunimin e partive ne opozite. Shkak per kete ftohje jane dhe qendrimet e fundit politike te vete Cekes, i cili jo pak here i ka dale ne krah maxhorances ne pushtet. Madje kreu aleancist nuk ka mohuar dhe faktin se ndoshta mund te bashkepunoje edhe me kryeministrin Sali Berisha dhe qeverine e tij ne pushtet ne rast se i behet ndonje oferte konkrete. Ky qendrim e ka lene ate disi menjane diskutimeve qe po zhvillohen mes se majtes per koalicionet parazgjedhore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›