PDS "tradhton" Meten, sinjale bashkepunimi me PS-ne
Partia Demokracia Sociale e kryesuar nga Paskal Milo lekundet per idene e hedhur nga selia roze per krijimin e nje koalicioni te perbere brenda opozites se majte. Kryetari i kesaj partie, Milo u shpreh dje se eshte i gatshem te vleresoje propozimet qe po behen per koalicionet. "PDS eshte e hapur dhe e baraslarguar ne menyre simetrike ne raport me partneret e vet politike. Ne momentin qe ne do te kemi informacionin dhe qartesine e duhur per koalicionet e perbera, ne do te shfaqim edhe qendrimet tona ne lidhje me kete formule bashkepunimi", u shpreh dje Milo, ndaj ofertes se PS-se per krijimin e koalicioneve te perbera ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare 2009. Sipas tij, forca politike qe ai drejton do te shqyrtoje nje me nje te gjitha propozimet qe do te behen e me pas do te vendose se kush jane me te volitshmet. Mbeshtetja e tij ne disa raste e forces politike te LSI-se qe drejtohet nga Ilir Meta, nuk do te thone aspak se PDS do te jete me kete force, apo pjese e koalicionit "E majta per integrim". Per kete arsye, Milo ritheksoi dje se eshte i hapur per oferta nga te dy forcat politike si PS ashtu edhe LSI, e me pas do te vendose se cilen prej tyre do te pranoje. Nderkohe qe Milo ka bere te ditur se brenda javes pret te takohet me liderin socialist, Edi Rama per te diskutuar ne lidhje me reformen zgjedhore. Ne fakt per nje zbutje te marredhenieve mes PS dhe PDS la te kuptohej dje dhe socialisti Fatmir Xhafaj. Ne nje informim mbi ecurine e negociatave mes forcave politike te opozites per krijimin e koalicioneve te perbera, ai u shpreh se me PDS per nje sere ceshtjesh ka pika vleresimi te perbashketa dhe ne ditet ne vijim do te shihen mundesite e konkretizimit te tyre te metejshem. Negociatat jane zhvilluar mes kryetares se grupit socialist Valentina Leskaj dhe Milos. Dialogu po vijon dhe me Partine Socialdemokrate te kryesuar nga Skender Gjinushi.
Letra
Per bashkepunim me PS ne zgjedhje, kreu i Partise Social Demokrate, Paskal Milo se fundmi i ka derguar edhe nje leter kryetarit te PS-se, Edi Rama. Letra eshte lexuar me kujdes dhe nga ekspertet e PS-se qe po merren me reformen zgjedhore.
Letra
Per bashkepunim me PS ne zgjedhje, kreu i Partise Social Demokrate, Paskal Milo se fundmi i ka derguar edhe nje leter kryetarit te PS-se, Edi Rama. Letra eshte lexuar me kujdes dhe nga ekspertet e PS-se qe po merren me reformen zgjedhore.