PD, tani te rinj me "pikatore"
TIRANE - Periudha e arte e para tre viteve per rishtaret ne PD pritet te marre fund, duke paralajmeruar dite te veshtira per ta ne raport me postet qe mund te marrin apo zonat zgjedhore qe mund te kandidojne. Partia Demokratike duket se nuk do ta zgjeroje shume rrethin e figurave te reja, te cilat pretendojne te kandidohen per deputete nga kjo parti, ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare te qershorit te vitit te ardhshem. Burime brenda Partise Demokratike bejne te ditur per gazeten "Koha Jone" se emrat e rinj qe do te kandidohen per deputete do te jene teper te paket ne numer, duke u krahasuar me ata te vitit 2005. Sipas burimeve, kjo pritet te ndodhe per shkak se, tashme ne partine me te madhe te mazhorances ka nje sere figurash te reja, te cilat u kandiduan per deputete dhe me pas u zgjodhen ne poste te rendesishme partiake dhe ministrore.
Strategjia
Kjo politike e partise me te madhe ne mazhorance pritet te behet realitet edhe per faktin se nje pjese e ketyre figurave te reja ende nuk kane arritur te japin ate qe pritej prej tyre, per shkak edhe te pamundesise per te pasur nje post te rendesishem ne ekzekutiv. Por dhe per shkak te kohes se paket qe PD dhe aleatet e saj kane ne pushtet, periudhe qe nuk favorizon shume te rinjte me shume ambicie per te kontribuar. Me shpresen se ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare e djathta do te kete edhe nje tjeter mandat qeverises, pritet qe drejtuesit e saj te shfrytezojne edhe potencialin e te rinjve te cilet u afruan ne PD ne prag te zgjedhjeve parlamentare te vitit 2005, tashme me te pjekur politikisht. Burimet bejne te ditur, se pas 8 vjet ne opozite, Partia Demokratike kishte nevoje per te promovuar dhe per te afruar ne kete parti sa me shume figura te reja, te cilet me CV-te e tyre u bene edhe garant per nje model me te hapur qeverisje nga ana e PD-se. Por tashme duket se partia me e madhe e mazhorances eshte e mbushur me te rinj te cilet ne pjesen me te madhe ende nuk jane provuar ne lidhje me aftesite e tyre ne drejtim dhe ne politike. Por dhe per vete faktin se Partia Demokratike si imazh te saj kryesor ne hapjen e fushates se zgjedhjeve te ardhshme, do te kete punen e qeverise ne vitet e saj te qeverisjes. Pasi kjo parti tashme e ka tejkaluar fazen e perdorimit te imazhit te nje partie te hapur, e cila pranonte brenda saj te rinj dhe perfaqesues te shoqerise civile. Ne zgjedhjet e ardhshme, PD do te jape imazhin e nje partie te pjekur, e cila di te menaxhoje me se miri edhe pushtetin dhe te kerkoje nje mandat te dyte qeverises per te perfunduar, sipas saj, projektet e saj ne vepra publike, te cilat kane nisur edhe me mandatin e saj te pare qeverises.
KOP-i
Komisioni per Orientimin e Politikave qe u krijua ne prag te zgjedhjeve te ardhshme parlamentare te vitit 2005, sherbeu edhe si burimi kryesor i te rinjve, te cilit u kandiduan si deputete nga ana e perfaqesuesve te PD-se. Keshtu, nje pjese e mire e deputeteve te Partise Demokratike ne Kuvend jane edhe ish-anetare te KOP-it, te cilet u kandiduan edhe per here te pare si deputet nga partia e cila i formoi si organizate ata. Por nga ana tjeter nje pjese e te rinjve te KOP-it arriten te merrnin ne ekzekutivin e ri edhe poste te rendesishme ministrore. Ketu shembull eshte edhe ministri i Puneve te Jashtme, Lulezim Basha i cili menjehere pas zgjedhjeve te vitit 2005 u emerua edhe si minister i Puneve Publike dhe Telekomunikacionit. Po ashtu nje tjeter shembull i karrieres nga radhet e KOP-it eshte edhe ai i ministres se Integrimit, Majlinda Bregu. Nga ana tjeter edhe zedhenes i grupit parlamentare te PD-se, Aldo Bumci pjese e KOP u emerua ne 2005 si minister i Drejtesise, pa perjashtuar ketu ministrin aktual te Drejtesise, Alibeajn.
Fatjona Mejdini