E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni Amerikan i Helsinkit seance per 8 Majin

Komisioni Amerikan i Helsinkit zhvilloi sot një seancë mbi procesin elektoral të 8 Majit në Shqipëri. Kreu i Misionit të OSBE-ODIHR në Shqipëri, Jonathan Stonestreet theksoi se baza ligjore për votat ishte e paqartë dhe se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për rinumërim pa dhënë shpjegim për një vendim kaq të rëndësishëm.

“Që në fillim të fushatës nga partitë politike në Shqipëri pati disa vonesa, ndërsa u ngritën akuza ndaj anëtarëve të KQZ-së duke krijuar mosbesim tek ky institucion që në fillim të proçesit”,- raportoi Stonestreet.

Komisioni e vlerëson tensionin politik që po shoqëron situatën paszgjedhore në Shqipëri, si vazhdim i krizës politike të nisur që nga viti 2009, për këtë arsye Komisioni i ka kërkuar partive politike më të mëdha në vend PS-PD që të bëjnë një hap prapa, pasi zgjedhjet janë për fitimin e besimit të publikut. Komisioni i Helsinkit ka bërë thirrje që të luftohet klientelizmi politik në vend.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›